Home / Lajme / Maqedoni / Ditët e hapura në Shkollën NETING në Tetovë

Ditët e hapura në Shkollën NETING në Tetovë

26 shtator-Gjithashtu këto ditë shkolla do të jetë e hapur për të gjithe të tjerët që janë të interesuar të shohin kushtet dhe mundesitë që ofron kjo shkollë, të interesohen për informata me të hollësishme dhe të informohen me të gjithe aktivitetet e tjera të shkollës, që pos kurseve , planifikohen të realizohen brenda vitit”, tha Taxhedin Selimi, drejtor i kësaj shkolle

Neting School është në vazhdën e regjistrimeve të kursisteve të rinj të cilët mësojnë gjuhë të huaja, informatike dhe matematikë. Me këtë rast organizohen edhe Ditë të hapura në Neting School, të cilët do të mbahen të premten dhe të shtunën.

Gjatë këtyre ditëve secili kursist i ri që regjistrohet në Neting fiton zbritje prej 75 përqind për muajin e parë me ate që do të paguan vetëm 300 den për kurs.

Qëllimi i këtyre ditëve është që tu jepet mundesia edhe atyre qe nuk kanë mundësi të bëjnë pagesën e kursit në çmime normale të mundet të shfrytezojnë këtë beneficion dhe të regjistrohen me lirim, për muajin e parë.

“Këto ditë planifikohen që në të bëhen tradicionale në të ardhmen dhe çdo vit të ketë nga dy ditë të hapura për rregjistrim të gjithe atyre që janë të interesuar të mësojnë gjuhë të huaja, informatikë apo ndonjë lloj tjetër të kursit dhe të pagujnë me zbrtije deri 75 përqind.

Gjithashtu këto ditë shkolla do të jetë e hapur për të gjithe të tjerët që janë të interesuar të shohin kushtet dhe mundesitë që ofron kjo shkollë, të interesohen për informata me të hollësishme dhe të informohen me të gjithe aktivitetet e tjera të shkollës, që pos kurseve , planifikohen të realizohen brenda vitit”, tha Taxhedin Selimi, drejtor i kësaj shkolle

.Shkolla Neting , është shkolle për gjuhë të huaja e cila funksionon në baze të standardeve europiane për mesim të gjuhëve të huaja, duke iu permbajtur të gjitha rregullave dhe kushteve që kërkohen për realizim të mesimit sa me efikas me metoda të avancuara për mbajtje te orëve.

Shkolla brenda vitit frekuentohet nga 400 kursistë të cilët paijsen me njohuri të gjuhëve të huaja dhe kurseve tjera. Përveç kurseve për gjuhë të huaja, në këtë shkollë organizohen edhe kurse të maturës shtetërore, kurse të matematikës, informatikës dhe kurse tjera për nxënës dhe studentë për nevojat e tyre. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *