Home / Lajme / Maqedoni / Dobrosht, gjallesa të çuditshme në ujë

Dobrosht, gjallesa të çuditshme në ujë

13 shtator-Në një njoftim për media nga Instituti për mbrojtje shëndetësore thuhet se, “sipas analizave të kryera me datë 13 gusht të këtij viti në dy vende në Dobrosht, uji në të dy mostrat e marra në aspektin mikrobiologjik i plotëson kriteret e parapara. Ndërsa në aspektin fizik, mostrat e marra kanë vetëm pak turbullirë”. Por pavarësisht kësaj, Qemal Elezi edhe më tej ruan gjallesën e pazakontë në një enë.

Një gjallesë e panjohur ka dalë nga çezma e një banori të fshatit Dobrosht të Tetovës. Para dy ditëve duke lëshuar ujë nga çezma e shtëpisë ku çdo ditë pinë ujë, pronari i çezmës Qemal Elezi, ka gjetur një krijesë të hollë dhe të gjatë rreth 40 centimetra. Fillimisht ai kishte menduar se është ndonjë fije kashte, por më vonë ka parë se gjallesa kishte filluar të lëvizte.“Kjo gjallesë është gjetur pardje dhe ka dalë nga çezmja.Unë rastësisht mbusha ujë në këtë kovën, unë mendova se është fijë bari dhe e lëshova dorën që ta kapi kur e pashë se lëvizin e kuptova se është një gjë që nuk duhet të jetë. Kjo është një gjë që nuk ka vend për torelancë kjo është një gjë që rezkshme për jetën e fëmijëve dhe njerëzve” , tha Qemal Elezi / banor i fshatit Dobrosht. I shqetësuar nga ajo që i kishte ndodhur, Elezi kishte alarmuar autoritetet shëndetësore dhe mediat. “Mos dhashtë zoti që një fëmijë ta gëlltisë dhe prandaj vendosa që për këtë gjë t`i thëras mediumet, që tu tregoj që ndoshta ndikush apo fashatarët tonë nuk do t`a përdorin uijn ashtu siç e kanë përdorur por do të kenë kujdesë se me sa e shohë unë tjetër kujt nuk i intereson për mirëmbajte apo për pastrim të ujit”, Nga Instituti për mbrojtje shëndetësore thonë se kanë marrë mostër të ujit në këtë fshat, por se nuk kanë gjetur asgjë të pazakontë. Në një njoftim për media nga Instituti për mbrojtje shëndetësore thuhet se, “sipas analizave të kryera me datë 13 gusht të këtij viti në dy vende në Dobrosht, uji në të dy mostrat e marra në aspektin mikrobiologjik i plotëson kriteret e parapara. Ndërsa në aspektin fizik, mostrat e marra kanë vetëm pak turbullirë”. Por pavarësisht kësaj, Qemal Elezi edhe më tej ruan gjallesën e pazakontë në një enë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *