Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet Bexheti dhe tetë anëtarë të tjerë

Dorëhiqet Bexheti dhe tetë anëtarë të tjerë

29 shtator-Abdylmenaf Bexheti jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni nënkryetarë i Komisionit Shtetëror për Regjistrim (KSHR). Dorëheqjen e tij e arsyeton me dështimin e të gjitha përpjekjet për te normalizua procesin e regjistrimit në një standard minimal te nevojshëm për këtë proces.

Abdylmenaf Bexheti jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni nënkryetarë i Komisionit Shtetëror për Regjistrim (KSHR). Dorëheqjen e tij e arsyeton me dështimin e të gjitha përpjekjet për te normalizua procesin e regjistrimit në një standard minimal te nevojshëm për këtë proces.
“Duke mos dashur tu referohem problemeve të natyrës politike që u alokuan në adresën përkatëse dhe akoma mbahen hapur deri këto momente, duke u nisur nga fakti tashmë I konstatuar edhe nga pjesa dominante e Komisionit Shtetëror te Regjistrimit (KSHR), se nuk janë realizuar përgatitjet teknike, organizative dhe operative për realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, duke u nisur nga rreziqet e mëdha që dalin nga rrethana më shumë të panjohura dhe duke mare guximin e shprehjes publike për ketë, pas përpjekjeve jo-mjaft të suksesshme për harmonizim dhe koordinim te procesit, D E K L A R O J dorëheqje të parevokueshme nga pozita e zv/ kryetarit te Komisionit Shtetëror për Regjistrim”, thuhet në njoftimin me shkrim të z. Abdylmenaf Bexheti.
Ndërkohë Bexheti nuk ka dashur të elaboroj më thellë arsyet për ketë veprim, nga shkaku që të mos krijoj huti në opinion. Sipas tij të gjitha përpjekjet për bashkërenditje dhe koordinim në këtë proces me palët tjera të interesuara nuk dhanë rezultatet e duhura. Ndryshe Alsat-M, mëson se dorëheqjen nga funksioni anëtarë i KSHR-së e ka deponuar edhe Fauzi Skenderi si dhe anëtarët e tjerë shqiptarë në KSHR. Ndërkohë që anëtarëve shqiptarë u bashkëngjiten edhe tre anëtarë të KSHR-së nga komunitetit turk, që nënkupton se pos nënkryetarit Bexheti dorëhiqen edhe 8 anëtarë të tjerë. Alsat-M.

Dorëheqja e Bexhetit dhe anëtarëve të tjerë të KSHR-së është komentuar edhe nga liderët e dy partive më të mëdha politike shqiptare BDI e PDSH. Për Ahmetin kjo është një situatë e re. Ai përshëndet kontributin e deritanishëm të anëtarëve dhe nënkryetarit Bexheti dhe shprehet se gjatë ditës së nesërme do të ketë prononcime reth kësaj çështje. Ndryshe nga Ahmeti, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, veprimin e Bexhetit dhe anëtarëve të tjerë të KSHR-së e vlerëson si veprim të përgjegjshëm.
“Unë kam bërë disa deklarata sa i takon regjistrimit, kjo është një situatë e re, me çrast unë do ti falënderoj të gjithë ata që kanë punuar deri tani dhe nesër do të kemi prononcime sa i takon këtyre çështjeve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
“Është një sjellje e përgjegjshme e atyre njerëzve, më në fund më vjen mirë që ata e kanë kuptuar trikun elementar të Ali Ahmetit prej 2001. Ai i shtinë njerëzit në zjarr dhe i djeg dhe nuk merr përgjegjësi politike, se ai ju tha dje atyre mos bëni ju politikë, ju jeni krejt njerëz që s’keni tru. Përgjegjësia do tu binte edhe nënkryetarit edhe anëtarëve. Do të komplikohet sigurisht situata, por këtë politikë të këtillë nënshtruese të BDI-së, vështirë që dikush do të arrijë që ta pengojë. Besoj se popullata shqiptare herave tjera nuk do tua jep vullnetin politik kaq lehtë atyre”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *