Home / Lajme / Maqedoni / Erdoan takon liderët shqiptarë

Erdoan takon liderët shqiptarë

29 shtator-Gjithë manipulimi i Qeverisë kinse Maqedonia ngritet si shtet multietnik nuk është e vërtetë, këtu ngritet një shtet etnik i maqedonasve dhe kultivohet vetëm një kulturë, ajo është kultura sllavo ortodokse. Sigurisht se biseduam edhe për çështjet tjera që kanë të bëjnë me aspektin rajonal dhe regjional, biseduam edhe për çështjen e xhamisë në qytetin e Tetovës, do të bisedojmë edhe një herë nesër, se ai do të vizitojë Tetovës” , u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Gjatë takimit që kryeministri turk Erdoan realizoi me krerët e dy partive më të mëdha politike shqiptare, krahas temave politike kanë mbizotëruar edhe ato të karakterit ekonomik. Menjëherë pas takimit lideri i BDI-së Ahmeti deklaroi se ka kërkuar ndihmën e Turqisë sa i përket anëtarësimit në NATO dhe ka faleminderuar kryeministrin turk Erdogan për gjithë mbështetjen e Republikës së Turqisë për proçeset integruese të Republikës së Maqedonisë si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik midis dy vendeve. Z. Ahmeti u shpreh se ka njoftuar z. Erdogan për çështjet më të rëndësishme politike në vend, duke përfshirë edhe marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e emrit. Ndërkohë që Thaçi i ka paraqitur Erdoanit problemet dhe hallet me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoni.
“Ishte një takim shumë miqësor shumë vëllazëror, janë biseduar tema mjaft të rëndësishme në veçanti për vendin tonë, kam kërkuar që Turqia si nëj fuqi mjaft e madhe ekonomike, të investojnë në Maqedoni, të inkurajojnë investitorët turq, që ato këtu të sjellin kapitalet e tyre, inve stimet e tyre.Kam siguruar z.kryeministër se nuk do të ketë vështirësi buraokratike, por do përpiqemi dhe do të punojmë që të gjitha lehtësirat ligjore ti krijojmë në kuadër të shtetit duke rrespektuar gjithmonë ligjet. Gjithastu kemi biseduar dhe kam kërkuar ndihmën e Turqisë si vend anëtar i NATO-s që të na ndihmojë në drejtim të anëtarsimit të Maqedonisë në NATO si dhe ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të përbvashkëta që ka vendi ynë me Turqinë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sw.
“Një Takim miqësor me kryeministrin e Turqisë z.Taip Erdoan, unë i dhashë vlerësimet e partisë sonë, tregova hallet dhe sikletet që i kanë shqiptarët në këtë shtet. Gjithë manipulimi i Qeverisë kinse Maqedonia ngritet si shtet multietnik nuk është e vërtetë, këtu ngritet një shtet etnik i maqedonasve dhe kultivohet vetëm një kulturë, ajo është kultura sllavo ortodokse. Sigurisht se biseduam edhe për çështjet tjera që kanë të bëjnë me aspektin rajonal dhe regjional, biseduam edhe për çështjen e xhamisë në qytetin e Tetovës, do të bisedojmë edhe një herë nesër, se ai do të vizitojë Tetovës” , u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *