Home / Lajme / Maqedoni / Erdogan: Maqedonia ka të drejtë natyrore që ta përdorë emrin e saj, qëndrimi grek është i pakuptimtë dhe jo i drejtë

Erdogan: Maqedonia ka të drejtë natyrore që ta përdorë emrin e saj, qëndrimi grek është i pakuptimtë dhe jo i drejtë

29 shtator-Erdogan theksoi se dy vendet kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, e cila njihet edhe nga lidhjet ndërnjerëzore të miqësisë. theksoi edhe se personalisht do të angazhohet për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.

Maqedonia ka të drejtë natyrore që ta përdorë emrin e saj kushtetues, nën të cilën u bë shtet i pavarur. Qëndrimi grek për ne është i pakuptimtë dhe jo i drejtë. Ne nuk kemi mirëkuptim për asnjë shtesë si e epërme, e poshtme veriore. Jetojmë në një botë globale në të cilën duhet të sundojë paqja dhe mirëkuptimi, deklaroi kryeministri Rexhep Taip Erdogan në pres-konferencën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Erdogan, kërkoi që Maqedonia ta marrë vendin e merituar në NATO dhe në BE dhe paralajmëroi se në mënyrë të përforcuar do të vazhdojë që ta përkrahë Maqedoninë në procesin e integrimit euroatlantik.

Në lidhje të përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri turk parashikoi se Maqedoni është vend i vili shpejt përparon, stabile dhe me prosperitet, i cili i zbaton obligimet e veta në mënyrë serioze dhe për këtë do të bëhet pjesë e BE-së më shpejtë se Turqia.

Të dy kryeministrat theksuan se Maqedonia dhe Turqia nuk kanë çështje të hapura politike, do ta përforcojnë veç më bashkëpunimin e ngushtë bilateral dhe do ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar-ekonomik.

Kryeministri i Maqedonisë Gruevski, nënvizoi se edhe një herë i kanë konstatuar lidhjet e shkëlqyeshme, ndërsa fakt më i mirë për miqësi, theksoi, është Marrëveshja për partneritet strategjik i nënshkruar me Turqinë.

Ai shprehu falënderim ndaj Turqisë për përkrahjen parimore që e jep në inkuadrimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe për respektimin dhe përkrahjen e të drejtave dhe interesave tona për mbrojtjen e identitetit dhe emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Erdogan duke nënvizuar se kjo vizitë do të japë një impuls të ri në lidhjet miqësore, theksoi se dy vendet kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, e cila njihet edhe nga lidhjet ndërnjerëzore të miqësisë. Theksoi edhe se personalisht do të angazhohet për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.

Gruevski dhe Erdogan vënë në dukje mundësinë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimit tregtar, i cili pritet këtë vit të jetë rreth 400 milionë dollarë amerikan.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i cili qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, sot do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski dhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ate te PDSH-se Menduh Thaçi, kurse neser viziton Tetoven dhe Gostivarin.

Në kuadër të vizitës zyrtare, bashkëshortet e kryeministrave Borkica Gruevska dhe Emine Erdogan pritet sot që ta vizitojnë Ambasadën e fëmijëve “Megjashi” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Rikthimi i madh i PDSH dhe Menduh Thaçit – (FOTO)

Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *