Home / Lajme / Maqedoni / :Festivali burrimet e sharrit gjallëroi Tetovën

:Festivali burrimet e sharrit gjallëroi Tetovën

24 shtator-Në këtë festival në natën e dytë u prezantuan ansamblet: “Karshiaka” e Shkupit, “Bilbili” i Vlorës, Ansambli” Shote Galica” nga Drenasi i Kosovës, ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, si dhe “Burimet e Sharrit nga Tetova.

Artistë, personalitete dhe ekspertë nga lëmia e artit dhe kulturës nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova janë protagonistët e edicionit të dhjetë të Festivalit të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2011, që po mbahet dy ditë radhazi në Qendrën kulturore në Tetovë.

Artistët e ansambleve muzikore “Burimet e Sharrit”, Ansambli “Bilbili” nga Vlora e Shqipërisë, “Gryka e Kaçanikut” nga Kosova,si dhe ansamble të tjera, do të prezantojnë vlerat artistike të trevave të tyre.

Në natën e parë, u organizua një paradë e kostumeve popullore, ku në sfilatën e kësaj mbrëmje u prezantuan shoqëritë kulturore me kostumet e tyre tradicionale, si dhe u hap Ekspozita me kostumet popullore shqiptare.

Kryetari i Festivalit Zilfi Aliu, u shpreh se mënyra e organizimit është e nivelit të lartë, dhe i pasur me shumë aktivitete.F”estivali po organizohet për t’u përmbajtur me fanatizëm ruajtja e traditave dhe trashëgëmisë kulturore të festivaleve me karakter të muzikës së stilizuar, të gërshetuara me mikpritjen e ngrohtë tetovare”, tha ai.

Në këtë eveniment kulturor ishte i pranishëm edhe Azgën Haklaj, kryetar i Unionit të kombit shqiptar.Por përpos të ftuarve të tjerë në këtë aktivitetet si mysafir special ishte edhe kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa i vili cili e vlerësoi këtë festival si mjaft të rëndësishëm, pasi këtu ndërthuren doket dhe zakonet e trevave të ndryshme.

Organizimi i festivalit i cili përkrahet Nga Kuvendi komunal i Tetovës, Ministrisë së kulturës, Elektranave të Maqedonisë, bëhet me qëllim të kultivimit dhe afirmimit të vlerave të mirëfillta shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve për të stimuluar gjeneratat e reja, për gjurmim, kultivim dhe prezantim të denjë të vlerave autoktone, në afirmimin e krijimtarisë popullore nëpërmjet brezit të ri, të cilët do ta trashëgojnë të kaluarën tonë historike duke ua lanë amanet brezave të ardhshëm.
Gjatë ditës së premte u mbajt edhe tryeza e rrumbullaktë kushtuar pozitës së foklorit dhe kulturës shqiptare në Maqedoni.

Në këtë festival në natën e dytë u prezantuan ansamblet: “Karshiaka” e Shkupit, “Bilbili” i Vlorës, Ansambli” Shote Galica” nga Drenasi i Kosovës, ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, si dhe “Burimet e Sharrit nga Tetova.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *