Home / Lajme / Maqedoni / Filloi me sukses viti i ri shkollorë

Filloi me sukses viti i ri shkollorë

1 shtator-Sipas tij, edhe gjatë këtij viti kanë munguar investimet kapitale që janë obligim i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Si investim më i rëndësishëm është kërkuar ndërtimi i një shkolle fillore dhe një shkolle të mesme, por këto kërkesa assesi nuk gjejnë vend në programet investuese të MASH-it”, tha Halimi.

Në dymbëdhjetë shkollat fillore dhe pesë shkollat e mesme të komunës së Tetovës nga dita e enjte ka filluar viti i ri shkollorë. Në klasën e parë të shkollave fillore deri më tani janë regjistruar gjithsej 943 nxënës prej të cilëve 758 shqiptar, 184 maqedonas dhe 6 turq, ndërkaq në vitet e para të shkollave të mesme janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 145 nxënës prej të cilëve 1 mijë e 297 shqiptar, 410 maqedonas dhe 30 turq.

Sipas udhëheqësit të Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, viti i ri shkollorë ka filluar me sukses në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që gravitojnë në komunën e Tetovës. “Viti i ri shkollorë ka filluar me sukses në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, ndërkaq për shkak të motit të nxehtë në dy ditët e para orët do të jenë të shkurtuara dhe mësimi do të zhvillohet deri në mesditë. Sipas informatave nga drejtorët e shkollave me fillimin e vitit të ri shkollorë nuk ka pasur probleme dhe janë krijuar të gjitha kushtet që mësimi të zhvillohet në mënyrë normale”, tha Halimi. Por, sipas tij, ka shkolla të cilat ballafaqohen me mungesën e hapësirës, dhe kjo paraqet një problem evident. “Për shkak të mungesës së hapësirës në Gjimnaz mësohet në tre objekte, prandaj menaxhimi i procesit mësimorë është më i vështirë”, tha Halimi.

Sa i përket investimeve, sipas Halimit, këtë vit shkollorë janë realizuar ato pika të programit që kanë të bëjnë me investime më të vogla sepse mundësitë nga ana e komunës kanë qenë të kufizuara. Është rrethuar oborri i SHF “Skenderbeu” në Gjermë, është ndërtuar murri rrethues në SHF “Istikball”, është ndërtuar terreni sportiv në SHF “Istikball” në Lisec, është meremetuar çatia dhe janë rregulluar nyjet sanitare në SHF “Rilindja” në Sellcë, është ndërtuar murri në fushën e sportit në SHF “Besa” në Veshallë etj.

Sipas udhëheqësit të Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, edhe në të ardhmen do të vazhdohet me realizimin e tërësishëm të programit investues për shkollat fillore dhe të mesme. “Krahas pengesave, do të vazhdojmë investimet varësisht prej kërkesave që do të kenë shkollat dhe mundësive financiare që do të ketë komuna”, tha Halimi.

Sipas tij, edhe gjatë këtij viti kanë munguar investimet kapitale që janë obligim i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Si investim më i rëndësishëm është kërkuar ndërtimi i një shkolle fillore dhe një shkolle të mesme, por këto kërkesa assesi nuk gjejnë vend në programet investuese të MASH-it”, tha Halimi.

Sipas tij, kjo do të thotë se qeveria e ka anashkaluar tërësisht zhvillimin e arsimit, kulturës dhe sportit, por edhe veprimtarive tjera shoqërore në komunën e Tetovës që është një e padrejtë që u bëhet qytetarëve të Tetovës të cilët gjithashtu janë kontribuues të rëndësishëm në mbushjen e Buxhetit shtetërorë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *