Home / Lajme / Maqedoni / Filloi procedura për zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së

Filloi procedura për zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së

23 shtator-Në pajtim me Kodin zgjedhor, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e KSHZ-së funksionin e kryejnë profesionalisht me të drejtën e zgjedhjes së sërishme. Paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor parashikon që ata të zgjedhen në afat prej 60 ditësh nga dita e mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhë prej katër vite. Parashikohet që Komisioni të ketë sekretar të përgjithshëm dhe zëvendës të tij.

Vendimi për zgjedhjen e kryetarit, zëvendës-kryetarit dhe anëtarët e Komisionit Shtatëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që Kuvendi e miratoi më 21 shtator sot në pajtim me Ligjin është publikuar në Gazetën zyrtare dhe në disa gazeta ditore.

Për kryetar, nënkryetar dhe anëtar të KSHZ-së mund të zgjedhet person shtetas i Republikës së Maqedonisë me vendbanim të përhershëm në vend, të jetë jurist i diplomuar me të paktën tetë vite përvojë pune dhe të mos jetë organ i ndinjë partie politike.

Sipas Kodit Zgjedhor, Kuvendi e shpall zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së në “Gazetën zyrtare” dhe në shtypin ditor dhe shpallja zgjat tetë ditë nga dita epublikimit në “gazetën zyrtare”. Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve përgatit propozim-listë nga kandidatët e paraqitur dhe e dërgon deri te Kuvendi. Nga kandidatët në propozim-listën partitë politike në opozitë propozojnë kryetar dhe dy anëtarë të KSHZ-së, ndërsa partitë në pushtet propozojnë nëbkryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së. Kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit i zgjedh Kuvendi me shumicën e dy të tretës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Lidhur me afatin për propozim të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarët e Komisionit, kryetari i Kuvendit i njofton partitë politike në afat prej tre ditë nga dita e marrjes së njoftimit ta dorëzojnë propozimin për kryetar dhe dy anëtarë gjegjësisht nënkryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së. Nëse partitë politike nuk i konfirmojnë dhe nuk i dorëzojnë emrat e anëtarëve të KSHZ-së në afat prej tre ditësh, në pajtim me Kodin Zgjedhor, kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së i propozon Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i Kuvendit.

Sipas informatave zyrtare nga partitë qeveritare, deri më tani ata ende nuk i kanë konfirmuar emrat e kandidatëve për nënkryetar dhe anëtarë të KSHZ-së që ata do t’i propozonin. Informatë nuk ka as nga LSDM-ja. Anëtarët aktual të Komisionit paradokohe deklaruan se priten sërish të rizgjedhen.

Në pajtim me Kodin zgjedhor, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e KSHZ-së funksionin e kryejnë profesionalisht me të drejtën e zgjedhjes së sërishme. Paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor parashikon që ata të zgjedhen në afat prej 60 ditësh nga dita e mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhë prej katër vite. Parashikohet që Komisioni të ketë sekretar të përgjithshëm dhe zëvendës të tij.

Kandidatët e interesuar sipas vendimit të publikuar në gazetat ditore të cilët i përmbushin kushtet nga Kodi zgjedhor dhe të cilët kanë dorëzuar fletëparaqitje deri te Komisioni për verifikim të fakteve në pajtim me Ligjin për përcaktimin e kushteve plotësuese për kryerje të funksionit publik, fletëparaqitjet me dokumentet e nevojshme për dëshmim të përmbushjes së kushteve, në origjinal ose kopje e verifikuar në noter, duhet t’i dorëzojnë deri te Kuvendi në afat prej tetë ditë nga dita e publikimit të vendimit.

mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së skadon në vitin 2012

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *