Home / Lajme / Maqedoni / Filloi zbatimi i Ligjit të ri për procedurë gjyqësore

Filloi zbatimi i Ligjit të ri për procedurë gjyqësore

11 shtator-“Dënimet sillen prej 700 deri 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizikë dhe nga 2.500 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për personat juridikë. Kjo do të thotë se çdo subjekt në procedurë është përgjegjës për cilësinë e sjelljes personale para gjykatës, ndërsa Ligji me dënimet adekuate i mbron qytetarët e ndërgjegjshëm nga ata të pandërgjegjshëm”, theksoi Bexheti.

Pas përgatitjeve një-vjeçare sot në gjykatat e Republikës së Maqedonisë filloi zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për procedurë gjyqësore, me çka sigurohet procedurë më efikase, cilësore dhe më e shpejtë gjyqësore, si dhe qasje më e shpejtë e qytetarëve deri te drejtësia.

“Me zbatimin e këtij Ligji realizohen pritjet e qytetarëve dhe subjektet tjera juridike se kontestet e tyre qytetare-juridike për zgjidhjen e të cilave janë drejtuar deri te gjykatat në Republikën e Maqedonisë, do të zgjidhen pa zvarritje, në afat të arsyeshëm dhe me më pak shpenzime në procedurë”, theksoi në pres-konferencën e sotme ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti.

Në këtë ligj janë parashtruar kompetencat e gjykatës si organ shtetëror, i cili e udhëheq procedurën.

Në këtë drejtim, siç sqaroi Bexheti, seanca e përgatitur gjyqësore është fazë e obliguar e procedurës gjyqësore, ndërsa afatet në të cilat veprimet e caktuara mund ose duhet të merren në këtë Ligj janë vendosur ashtu që ta bëjnë të pamundur zvarritjen e procedurës para gjykatave në të gjitha instancat.

Ligji jep mundësi që kontestet e iniciuara para gjykatës të zgjidhen në procedurë për ndërmjetësim, si mënyrë jashtëgjyqësore e marrëveshjes dhe zgjidhjes së kontesteve.

Ministri Bexheti theksoi se me këtë Ligj vendoset teknologji elektronike në procedurën gjyqësore, e cila operacionalizohet përmes sistemit të automatizuar kompjuterik për menaxhim me lëndët gjyqësore, mënyra elektronike e dërgesës së shkruar, shpalljes elektronike të seancave gjyqësore të caktuara në faqen e internetit në gjykatë dhe shpallje elektronike e aktgjykimeve.

Incizimi me zë i seancës gjyqësore, siç tha Bexheti, mundëson shënim të saktë me zë në seancën e mbajtur gjyqësore dhe ajo bëhet pjesë përbërëse e çdo lënde.

“Për pajisje për incizim me zë janë pajisur gjithsej 80 salla gjyqësore në të gjitha gjykatat themelore dhe të apelit, ndërsa në Gjykatën themelore Shkupi 2, si gjykatë më e madhe e qytetarëve në shtet janë pajisur 28 salla gjyqësore”, theksoi ministri i Drejtësisë.

Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar është kryer edukim për risitë në Ligjin të rreth 450 personave, ose gjykatës të cilët punojnë në materien qytetare, si dhe gjykatës këshilltarë dhe avokatë.

Me Ligjin janë paraparë edhe dënime me para për sjelljen e palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurën kur keqpërdoren të drejtat në procedurë.

“Dënimet sillen prej 700 deri 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizikë dhe nga 2.500 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për personat juridikë. Kjo do të thotë se çdo subjekt në procedurë është përgjegjës për cilësinë e sjelljes personale para gjykatës, ndërsa Ligji me dënimet adekuate i mbron qytetarët e ndërgjegjshëm nga ata të pandërgjegjshëm”, theksoi Bexheti.

Në Regjistrin qendror janë hapur rreth 60.000 sandëqe elektronike për marrje të postës elektronike, që është obligim ligjor për të gjitha organet shtetërore, për të gjithë avokatët, noterët, mediatorët dhe ekzekutorët.

Bexheti paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë përgatit ndryshime edhe të Ligjit për taksat gjyqësore me të cilat parashikohet pagesë përmes telefonit dhe internetit të taksave gjyqësore.

Në pyetje të gazetarëve nëse do të mbyllen të gjitha raste të Hagës, Bexheti tha se Ministria e Drejtësisë e ndjek zbatimin e ligjeve, ndërsa gjykata dhe prokuroritë janë të obliguar për t’i zbatuar ligjet.

“Pas interpretimit në Kuvend është normale që gjykatat dhe prokuroritë të kenë qasje edhe ndaj këtyre lëndëve, si dhe për çdo lëndë tjera të cilat janë nën kompetencat dhe obligimet e tyre sipas ligjeve në Republikën e Maqedonisë”, shtoi Bexheti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *