Home / Sport / Fitojnë Shkëndija dhe Rojal Ilirët

Fitojnë Shkëndija dhe Rojal Ilirët

Shkëndija ishte mysafire e skuadrës së Vienamit në Vinicë, ku shënoi fitore me rezultatin 5:4. Ndërkohë skuadra kumanovare Rojal Ilirët shënoi fitore 6-3 në Shën Nikollë përballë ekipit Algo Mak.

Pas pauzës verore këtë fundjavë ka startuar kampionati elitar i futbollit të vogël, i njohur si futsall. Edhe këtë vit pjesë e elitës do të jenë katër skuadra shqiptare, edhe atë: Shkëndija-Tetovë, Rojal Ilirët-Kumanovë, Elita-Sllatinë dhe SEEU Universiteti. Në kuadër të javës së parë, Shkëndija dhe Rojal Ilirët kishin paraqitje të suksesshme duke marë fitoret si mysafirë, Elita është mundur nga Gemixhii, ndërsa ndeshja mes Zhelezarecit dhe SEEU është shtyrë. Shkëndija ishte mysafire e skuadrës së Vienamit në Vinicë, ku shënoi fitore me rezultatin 5:4. Në një ndeshje interesante dhe me futboll kualitativ, ‘kuqezinjtë’ arritën të shënojnë pesë gola, me autor Jusuf Kasami, Afrim Neziraj dhe Blerim Besimi. Sipas informatave që vijnë nga tabori i Shkëndijës, kjo skuadër edhe këtë vit vjen shumë e motivuar, pasi ambiciet janë kreun i tabelës dhe kualifikim në garat ndërkombëtare. KFV Shkëndija edhe këtë vit do të drejtohet nga kryesia ambicioze në krye me presidentin Ajetali Dervishi dhe drejtorin sportiv Blerim Besimi, i cili njëherit është edhe futbollist aktiv. Pikërisht Dervishi dhe Besimi kanë qenë të angazhuar maksimalisht në konsolidimin e ekipit dhe kanë me angazhimin e disa futbollistëve cilësorë nga vendi dhe Kosova kanë krijuar skuadër të fortë. ‘Nisëm me fitore dhe shpresojmë të vazhdojmë me rritëm të këtillë. Kemi ambicie të mëdha në këtë kampanjë dhe shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit të kapim kreun e tabelës. Kemi angazhuar disa përforcime të cilat shpresoj të na ndihmojnë në përmbushjen e ambicieve tona’, u shpreh drejtori sportiv i KFV Shkëndija, Blerim Besimi, ndërsa kryetari Ajetali Dervishi shtoi. ‘Ne kemi marrë të gjitha masat dhe parapërgatitjet për krijimin e parakushteve për sezon të suksesshëm. Ne besojmë në një kampanjë pozitive për të arsyetuar me fitore emrin e madh të Shkëndijës në kuadër të futsallit të Maqedonisë dhe më gjërë’, tha Dervishi. Shkëndija ndeshjen e rradhës e zhvillon të dielën në Tetovë, kur nga ora 19:00 do të luajë me Crna Rekën e Kavadarcit. Ndërkohë skuadra kumanovare Rojal Ilirët shënoi fitore 6-3 në Shën Nikollë përballë ekipit Algo Mak.

Rezultatet e gjiros se pare:
1.VINEAM VINICA – SHKENDIJA TETOVE 4-5
2.ALGO MAK CVETI NIKALLA – ROJAL ILIRET 3-6
3.GEMIXHI -ELITA TETOVE 7-5
4.HEDIS – BIXHI 4-2
5.VELES – MALL AJAKS SHTIP 5-4
6.CRNA REKA – KUMANOVO 9-3

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *