Home / Lajme / Maqedoni / Fjalim i kryeministrit në Samitin e liderëve ballkanik

Fjalim i kryeministrit në Samitin e liderëve ballkanik

23 shtator-“Si liderë ballkanik ne duhet t’i krijojmë kushtet, t’i bashkojmë mundësitë, të marrim pikë me qasje pozitive dhe promovim të sistemit të shëndoshë të vlerave, sepse vetëm kështu qytetarët do të na ndjekin dhe energjia pozitive të cilën do ta emetojmë do të përhapet tek qytetarët dhe do të krijohet lidhje kohezive midis popujve”, tha Gruevski duke theksuar se liderët ballkanik kanë për obligim çdoherë ta përmirësojnë besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në interes të prosperitetit dhe mirëqenies së brezave të ardhshëm.

Rajoni i Ballkanit nëpër histori është treguar si qendër nga e cila përhapeshin shkenca, arsimi dhe kultura. Kjo është bazë e mirë që të konstatojmë se kemi platforma të përbashklta dhe se mundemi të jemi edhe më të mirë në këtë pikëpamje, tha kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin në Samitin e liderëve ballkanik i cili mbrëmë u mbajt në Nju-Jork.

Sipas Gruevskit, roli i liderëve është që të jenë, para se gjithash, “promotorë të fyrmës së tyre e cila flet për bashkim në vend të luftimit, në ndjenja pozitive në vend të urrejtjes, në bashkëpunim në vend të barrierave”. Ai shtoi se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë i cili do ta avancojë besimin dhe mirëkuptimit reciprok do të arrihen nivele të reja të cilësisë më të lartë në zhvillimin e çdo sfere shoqërore.

“Pikërisht bashkëpunimi reciprok i vendeve të rajonit paraqet ide vizionare vetëvetiu. Ajo jep bazë për optimizëm për ardhmëri më të mirë popujve tanë dhe realizim të idealit për paqe afatgjate dhe prosperitet ekonomik në këto hapësira. Ne jemi ballafaquar me një cikël të ri të zhvillimit tonë i cili kërkon energji të re, entuziazëm dhe angazhim. Procesi ka filluar dhe nuk ka kthim prapa. Sfida është se si më shpejtë dhe në mënyrë efikase t’iu përshtatemi nevojave të reja me qëllim të arritjes së rritjes ekonomike, standardit më të mirë për qytetarët e tonë, si të implementojmë ide të reja dhe të jemi konkurrentë”, theksoi Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë nënvizoi se vendet ballkanike mund të gjejnë shumë pika bashkëpunimi, duke shtuar se investimet e përbashkëta në projektet infrastrukturore, në rrugë më të mira dhe rrjet hekurudhor, në kapacitete energjetike, janë me rëndësi të madhe të përbashkët. Gjithashtu edhe promovimi i përbashkët i mundësive turistike, madje edhe paraqitja e përbashkët në tregje të treta.

Gruevski informoi se si shtet jemi të interesuar për investime në korridorët 10 dhe 8, me ç’rast në mënyrën më të mirë do të mundësojmë qarkullim të shpejtë dhe efektiv të qytetarëve dhe të mirave. Republika e Maqedonisë investon në lidhjen energjetike me vendet fqinje, para se gjithash në sferën e gazifikimit dhe elektro sistemeve bartëse.

“Si liderë ballkanik ne duhet t’i krijojmë kushtet, t’i bashkojmë mundësitë, të marrim pikë me qasje pozitive dhe promovim të sistemit të shëndoshë të vlerave, sepse vetëm kështu qytetarët do të na ndjekin dhe energjia pozitive të cilën do ta emetojmë do të përhapet tek qytetarët dhe do të krijohet lidhje kohezive midis popujve”, tha Gruevski duke theksuar se liderët ballkanik kanë për obligim çdoherë ta përmirësojnë besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në interes të prosperitetit dhe mirëqenies së brezave të ardhshëm.

“Jam i sigurtë se ka shumë gjëra të cilat na bashkojnë, se sa që na ndajnë. Popujt e tonë çdoherë kanë ditur të jetojnë bashkë. Dallimet në komb dhe religjion janë epërsi e jona komparative para botës. Popujt e tonë çdoherë janë respektuar, bashkarisht kanë festuar dhe mallëngjyer, bashkarisht janë gëzuar, bashkarisht i kanë uruar festat dhe bashkarisht kanë punuar për interesin e përgjithshëm. Më shumë bashkësi janë më shumë vlera, më shumë vlera është energji më e fuqishme, energjia më e fuqishme do të thotë përparim – dhe vetëm përparim”, konkludoi kryeministri Gruevski.

Në Samitin e liderëve ballkanik, i cili mbahet nën moton “Vizion për ardhmëri të përbashkët” morën pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, BeH-së dhe Malit të Zi, Sali Berisha, Hashim Thaçi, Rexhep Taip Erdogan, Nikolla Shpiriq dhe Igor Lushiq

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *