Home / Lajme / Maqedoni / Fjalimi i Ministrit te Pushtetit Lokal Nevzat Bejta ne konferencen kushtuar MO, ‘Demokratizimi dhe multi-kulturalizmi në Republikën e Maqedonisë’

Fjalimi i Ministrit te Pushtetit Lokal Nevzat Bejta ne konferencen kushtuar MO, ‘Demokratizimi dhe multi-kulturalizmi në Republikën e Maqedonisë’

5 shtator-Decentralizimi i pushtetit është një nga segmentet më esenciale i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes implementimit të së cilës në masë të madhe realizojmë qëllimet kryesore të marrëveshjes: Zhvillimi i demokracisë dhe shoqërisë qytetare, zhvillimi i shoqërisë multikulturore dhe Integrimet Euro Atlantike.

Të nderuar pjesëmarrës të Konferencës

Ekselenca Juaj – përfaqësues të NATO-s, Kongresit amerikan, Parlamentit Evropian dhe Kombeve të bashkuara

I nderuari Komisioner i BE-së për zgjerim z. Shtefan Fyle

Të nderuar kryetar të komunave

I nderuar Kryetar i BNJVL-së

Të nderuar ekspert vendor dhe të jashtëm

Të nderuar miq,

Kam nderin dhe kënaqësinë që pas një dekade nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, jemi ulur në një tryezë për të diskutuar për të ardhëshmen dhe për perspektiven Euro-Atlantike të qytetarëve të Maqedonisë. Të bisedojmë për proceset progresive për zhvillimin e shoqërisë, të cilat shtetit duhet ti sigurojnë stabilitet dhe zhvillim social, ekonomik dhe demokratik ndërsa qytetarëve ardhmëri më të mirë.

Para dhjetë vitesh në Ohër u arrit marrëveshje e cila në esencën e vet mbante porosinë: paqa afatgjate dhe stabiliteti i shtetit do të arrihet përmes demokratizimit të shoqërisë dhe kohezionit social mes bashkësive.

Decentralizimi i pushtetit është një nga segmentet më esenciale i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes implementimit të së cilës në masë të madhe realizojmë qëllimet kryesore të marrëveshjes: Zhvillimi i demokracisë dhe shoqërisë qytetare, zhvillimi i shoqërisë multikulturore dhe Integrimet Euro Atlantike.

Të vetëdijshëm për hapjen e patjetërsueshme ndaj proceseve Euro Integruese dhe ndaj qytetarëve të vet, para një dekade elitat politike kishin një detyrë mjaftë të rëndë –

* Që ti bindin qytetarët se decentralizimi i pushtetit nuk çon kah shkatërrimi i shtetit por nga zhvillimi demokratik, social dhe ekonomik.

Pas një dekade, rezultati nuk është përfundimtar por mund të vërehet dhe është inkurajues.

Në Republikën e Maqedonisë, pushteti lokal funksionon me një korpus të madh të kompetencave thelbësore dhe ka përgjegjësi të madhe në sigurimin e shërbimeve më kryesore për qytetarët. Pushteti lokal është përfshirë në të gjithë proceset në shtet, përfshi këtu edhe procesin e Euro Integrimit.

Nëse në periudhën e kaluar theksi qe vendosur në pyetjen SA, në kuptim të shkallës së decentralizimit të pushtetit, tani pyetja aktuale është SI, e cila ka të bëjnë me procesin e përmirësimit të sjelljes së vendimeve dhe përmirësimin e shërbimeve.

Nga Marrëveshja kornizë, ndryshimet e Kushtetutës, sjellja e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, rregullimi normativ i kësaj lëmie me sjelljen edhe të 40-të ligjeve tjera dhe transferimi real i pushtetit nga viti 2005, dhjetë vite në kontinunitet, këtij procesi i është kushtuar shumë energji, dituri, përvojë dhe mjete.

Në këtë rast, dua të theksoj veçanërisht përkrahjen e madhe dhe për ne shumë të rëndësishme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare donatore, me ndihmën e së cilës kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme.

Është koha që angazhimi 10 vjeçar në këtë proces të rezultojë me efekte të duhura përmes përfshirjes së mirëfilltë të qytetarëve në proceset e sjelljes së vendimeve, ndikimin e tyre në kualitetin e shërbimeve dhe në fund të fundit përçimin e shërbimeve të cilat janë të mjaftueshme për standardet minimale.

Për këtë qëllim, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka bërë analizë për Implementimin e decentralizimit nga viti 2005 e deri më tani, me theks të veçantë në kornizën normative, decentralizimin fiskal, transferimin e shërbimeve, zhvillimin e demokracisë lokale dhe efektet ndaj procesit të Euro Integrimeve. Sugjerimet nga analiza e kryer janë bërë pjesë përbërëse e Programit të ri për zbatimin e decentralizimit, përgatitja e së cilit është në fazën përfundimtare.

Ky program ka për qëllim të përfundoj me fazën e dytë të decentralizimit dhe të filloj me fazën e tretë e cila ka për qëllim: T’i përgatis komunat të ofrojnë shërbime të unifikuara, shërbime në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë, përmes përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendosjes dhe mbikëqyrjes, si dhe shndërrimi i komunave në gjenerator të zhvillimit ekonomik dhe zhvillim të identitetit kulturor të bashkësive përmes promovimit të multikulturalizimit.

Decentralizimi në të ardhmen do të orientohet nga procesimi i transferimit të kompetencave dhe resurseve tjera dhe forcimin sistematik dhe integral të kapaciteteve në nivel lokal për përçimin më të mirë dhe të unifikuar të shërbimeve për gjithë qytetarët dhe zhvillim më të shpejtë lokal.

Koordinimi i procesit do të forcohet e për atë qëllim planifikojmë të krijojmë njësi strategjike për përkrahje të procesit që do të përbëhet nga përfaqësues të palëve të përfshira. Bashkëpunimi produktiv me BNJVL-në do të vazhdojë jo vetëm në bazë të këmbimit të të dhënave dhe qëndrimeve të argumentuara por edhe në bazë të rritjes të numrit dhe kualitetit të iniciativave të përbashkëta dhe thellimin e marrëdhënieve të partneritetit. Në afat të shkurtë ky bashkëpunim duhet të rezultojë me krijimin e një sistemi të përbashkët të përparuar për monitorim dhe evaluim të procesit i cili do të mundësoj sjelljen e vendimeve të bazuara në njohuri precize. Prioritet i ardhshëm në afat të shkurtë do të jetë replikimi i iniciativave në nivel lokal për qeverisje të mirë të cilat për momentin realizohen në organet e administratës shtetërore. Planifikojmë vendosjen e sistemit për matjen e satisfakcionit të qytetarëve nga ofrimi i shërbimeve lokale dhe t’i forcojmë mekanizmat për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e sjelljes së shërbimeve lokale. Për realizimin e këtyre masave dhe aktiviteteve do t’u sigurojmë resurse financiare dhe njerëzore, megjithatë nevojitet përkrahje plotësuese nga donatorët, veçanërisht për transferim të përvojave më të mira.

Zonja dhe Zotëri,

Zhvillimi i qëndrueshëm i pushtetit lokal nënkupton nevojën për resurse adekuate financiare. Zgjidhja duhet të kërkohet në zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit financiar të vetëqeverisjes lokale e që do të orientohet ndaj shërbimeve publike të unifikuara në mbarë territorin e republikës, përkundër dispariteteve të tashme, veçanërisht mes komunave urbane dhe atyre rurale, komunave të mëdha dhe atyre vogla. Të mos lejojmë që sistemi të bëjë selektimin e qytetarëve dhe të zmadhojmë dallimet në transferimin e shërbimeve në një shkallë të rrezikimit të të drejtave njerëzore.

Modeli i deritashëm i ka dhënë efektet e duhura. Komunave u ka dhënë kohë të mjaftueshme që t’i sanojnë borxhet e vjetra, ta ekipojnë administratën e tyre e cila me sukses do të menaxhojë resurset financiare.

Tani e rrumbullakësojmë fazën e dytë të decentralizimit fiskal. Kanë ngelur edhe gjashtë komuna për të cilat pjesërisht janë propozuar zgjidhje dhe sipas vlerësimeve reale, nga viti i ardhshëm të gjitha 85 Njësitë e Vetëadministrimit Lokal do të funksionojnë në kushte më të mira për pavarësi ekonomike.

Republika e Maqedonisë ka sistem simetrik të decentralizimit – të gjitha komunat kanë kompetenca të njëjta por me resurse asimetrike.

Në bazë të përvojës së deritashme relativisht të shkurtër, mund të konstatojmë se shumica e komunave urbane të cilat kanë resurse më të mëdha financiare në baza të ndryshme, në përgjithësi arrijnë t’u përgjigjen problemeve dhe sfidave. Por komunat më të vogla dhe ata rurale i mundojnë resurset e kufizuara financiare dhe ato administrative. Bashkëpunimi ndërkomunal është një nga instrumentet që mund të ndihmojë në tejkalimin e tyre, por nuk është i mjaftueshëm.

Kryesisht, të gjithë kanë nevojë për një impuls më të fuqishëm për nxitjen e zhvillimit dhe zvogëlimin e dispariteteve të cilat ende kanë tendencë të zmadhimit.

Republika e Maqedonisë gjatë disa viteve të kaluara, ka zhvilluar politikë vetanake zhvillimore regjionale e cila për qëllim kryesor ka pasur parasegjithash zvoglimin e dispariteteve midis regjioneve planore, brenda në shtet, por edhe mes komunave brenda vetë regjioneve.

Disparitetet e mëdha mes periferisë dhe qendrës kanë sjellë disbalancë zhvillimore serioze në më shumë pjesë të shtetit, veçanërisht mes kryeqytetit dhe pjesëve tjera që në instancë të fundit do të thotë disbalancë e madhe në kapacitetet për apsorbimin e vlerave dhe standardeve evropiane.

Duke u nisur nga një realitet i këtillë, u soll Ligji për Zhvillim të barabartë regjional të Maqedonisë dhe Strategjia për Zhvillim Regjional, të cilat implementohen në tetë regjione zhvillimore. Planifikimi i zhvillimit të barabartë regjional në republikë bazohet në principin e vërtetimit të prioriteteve me rëndësi regjionale në përputhje me strategjinë nacionale për zhvillim regjional.

Të vetëdijshëm për përfitimet nga politika regjionale e Unionit Evropian, sfida jonë e ardhshme është që politikën për zhvillim të barabartë regjional ta vendosim në kontest të asaj Evropiane dhe ti smadhojmë efektet, para se gjithash përmes forcimit të kapaciteteve tona për absorbimin e mjeteve nga fondet Evropiane dhe vendosjen e tyre në funksion të zhvillimit regjional, e me këtë edhe për zhvillimin e shtetit.

Duke u bazuar në aktivitetet që janë në fazën e realizimit, në sugjerimet e dala nga raporti i fundit i Komisionit Evropian dhe gjendjet reale faktike, pres që vitin e ardhshëm procesi i decentralizimit të rezultojë me arritjen e disa qëllimeve thelbësore:

– Rumbullaksimi i fazës së dytë i decentralizimit fiskal dhe fillimi i fazës së tretë,

– Kornizë e përparuar normative për financimin e Njësive të vetëqeverisjes lokal,

* Unifikimin e kualitetit të shërbimeve publike në mbarë territorin e republikës,
* Përfshirje më të gjerë të qytetarëve në proceset për sjelljen e vendimeve,

Promovimi i komunave ku bashkësitë do të kultivojnë dhe zhvillojnë identitetet e tyre përmes respektimit të identitetit të tjerëve. Ne dëshirojmë t’i promovojmë komunat dhe përmes tyre edhe shtetin ku “do festojmë dallimet” e jo ata t’i ndjemë si barrë. Atë do ta bëjmë përmes financimit të veprimtarive, në vend të institucioneve, që ishte praktikë e deritashme.

Realizimi i këtyre qëllimeve çon nga arritja e standardeve në zhvillimin e qeverisjes lokale. Shpresoj se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal do të shënoj rritje dhe kjo do të nënvizohet nga ana e Komisioni Evropian, në Raportin që e presim, dhe parasegjithash nga qytetarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *