Home / Sport / Franca i mbijeton Ferrit të pjesës së dytë

Franca i mbijeton Ferrit të pjesës së dytë

Përfaqësuesja e Francës është djersitur mirë për të nxjerrë fitore në përballje me Kombëtaren e Shqipërisë, të premten mbrëma në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:1 në të mirë të Francës dhe i takoi grupit D të eliminatoreve për “Euro 2012”.

Rezultati 2-0 në pjesën e parë me gola nga Karim Benzema dhe Yann M’Vila, e bëri Francën tia lërë iniciativën kombëtares shqiptare në fillim të pjesës së dytë, kur një rrëmujë në mbrojtje bëri që Erjon Bogdani të shënonte.
Që nga ky çast pati shumë momente ankthi në zonën e rreptësisë franceze, por ata u mbajtën dhe arritën të dalin pa humbje në të 12-tën ndeshje rradhazi.

Fitorja gjithashtu i vë franezët në një pozitë të fortë në grupin D me tre ndeshje akoma për të luajtur, edhe pse Bosnja dhe Hercegovina i ndjek nga afër pas fitores 2-0 në Bjellorusi. Mes temperaturave të nxehta në Tiranë, Franca filloi e sigurt pasi shënoi golin e parë në portë në minutën e 11-të. Benzema ka qenë në formë të shkëlqyer për Real Madridin para sezonit dhe ai nuk u mendua dy herë kur një top i lirë i doli në kufijtë e zonës së rrepëtsisë dhe me të djathëtn zhyti brenda topin mes duarve të portierit Saimir Ujkani.

Laurent Blanc kishte paralajmëruar që Franca duhet të presë një kundërshtar të ashpër dhe ata pothuaj pësuan menjëherë, kur Hamdi Salihi lëshoi një traversë mbi kokën e Hugo Lloris. Pasi i mbijetuan këtij tmerri, vizitorët e thelluan avantazhin e tyre me një aksion të ndërtuar mirë në minutën e 18-të. Një pasim nga M’Vila i kthyer nga Benzema thuajse në vijën fundore i dha mundsëinë mesfushorit të Rennes të harkonte një gol në krah të majtë të portierit. Lloris arriti me suseks ta presë topin e Ansi Agollit me gjysmë kërcim, por ishte Franca që iu afrua përsëri golit në pjesën e parë, kur Ujkani shtyu një top të Franck Ribery në shtyllë.

Kur menduan se e kishin ndeshjen nën kontroll Franca bëri vetëvrasje pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë kur një rrëmujë mes Eric Abidal dhe Kaboul lejoi Bogdanin të shtrydhte topin midis këmbëve Lloris. Kaboul dhe Abidal vuajnë shumë në qendër-mbrapa në mungesë të Mexes së plagosur dhe Adil Rami të pezulluar, dhe kjo ishte dëshmi e qartë se Blanc do të çlirohet kur ti kthehet mbrapa Rami të martën në Rumani. Franca, papritur, duket e brishtë dhe Lloris u desh të përballonte një breshëri nga Ervin Bulku kur s’qe mbushur akoma një orë ndeshje. Lojtarët e Blanc-ut e pritën stuhinë, megjithatë, dhe arritën edhe të goditisnin dy herë e portën e Ujkanit në 10 minutat e fundit, së pari me kokë nga Kaboul dhe pastaj me një goditje të ulët nga Samir Nasri.

“Ishte ndeshje me dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë patëm probleme dhe Franca shënoi mund të them me fat. Në pjesën e dytë rritëm intensitetin e lojës dhe treguan forcën tonë duke shënuar një gol, por deri në fund të ndeshjes nuk arritëm të bëjmë më shumë ndaj Francës që ka një ekip të mirë”, tha pas ndeshjes përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuzhe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *