Home / Lajme / Maqedoni / Fyle:Emri mund të zgjidhet deri në fund të vitit, të vazhdojnë reformat

Fyle:Emri mund të zgjidhet deri në fund të vitit, të vazhdojnë reformat

5 shtator-Të dy letrat janë të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me sfidat me të cilat po përballen mediumet, por secila prej tyre i sheh nga klëndvështrim i ndryshëm. Është e rëndësishme për ne liria e të shprehurit të mos jetë pikë e dobët e mediave në vendin tuaj”, tha Fyle, dhe shtoi se liria e mediumeve është shumë e rëndësishme dhe se trendet momentale negative duhet të korrigjohe

Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle sot në Shkup u prit nga zëvendëskryeministrat për çështje evropiane, Teuta Arifi dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi dhe më pas u takua me kryeministrin Nikolla Gruevskin, pas çfarë mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle është optimist dhe pret që deri në fund të vitit të zgjidhet problemi me emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

“Zgjidhja do të jetë e mirë për vendin, për njerëzit dhe për biznesin. Vendi juaj meriton të jetë pjesë e fotografisë pozitive të rajonit. Nëse nuk ka zgjidhje vendi rrezikon të ngec”, tha eurokomisari për zgjerim në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Jam optimist, theksoi, se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi i madh. Ndjenjë të tillë më jep besimi ndërmjet kryeministrave Gruevski dhe Papandreu dhe përkushtimi i tyre për zgjidhjn e këtij problemi të komplikuar. I inkurajoj të veprojnë dhe të punojnë sa më tepër të jetë e mundur, në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhet emri”, tha Fyle.

I pyetur nëse zgjidhja e problemit me emrin do të thotë dhe fillim i negociatave të BE-së me Maqedoninë, eurokomisari tha se duhet të pritet raporti që do të kumtohet më 12 tetor, në mënyrë që të shihet nëse vendi, sërish si në vitin 2009 dhe 2010 do të marrë rekomandim për fillim të negociatave.

“Vendi para ca kohe ndërmori disa hapa përpara. Në takimin me kryeministrin Gruevski e përshëndeta vendosjen e shpejtë të Qeverisë, vërejta zhvillim në reformat e Këshillit gjyqësor dhe harmonizim me politikat e BE-së në disa sfera të rëndësishme. Megjithatë, ka mangësi në një numër të caktuar të sferave dhe janë të nevojshme masa më të fuqishme që të sigurohet se në praktikë edhe gjykatësit edhe nëpunësit shtetërorë punësohen në bazë të meritave”, tha Fyle dhe shtoi se zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, Teuta Arifi mund të japë kontribut të rëndësishëm në eurointegrimet.

Ai, si mjaft të rëndësishme në bisedimet me kryeministrin e theksoi gjendjen në mediumet dhe tha se dje, në adresë të tij kanë ardhur dy letra për gjendjen me mediumet në Maqedoni. Njëra prej tyre ishte dërguar nga një grup i intelektualëve, ndërsa tjetra nga 17 organizata joqeveritare.

“Të dy letrat janë të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me sfidat me të cilat po përballen mediumet, por secila prej tyre i sheh nga klëndvështrim i ndryshëm. Është e rëndësishme për ne liria e të shprehurit të mos jetë pikë e dobët e mediave në vendin tuaj”, tha Fyle, dhe shtoi se liria e mediumeve është shumë e rëndësishme dhe se trendet momentale negative duhet të korrigjohen.

Eurokomisari për zgjerim, i cili në Maqedoni vjen për festimin për 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjen e Ohrit e vlerësoi se shembull pozitiv i cili duhet t’i tregojë botës se si liderët mund t’i tejkalojnë dallimet dhe të gjejnë kompromis në interes të së ardhmes së vendit të tyre.

“Përvoja juaj si vend shumëetnik dhe shumëgjuhësor do t’ju shërbejë shumë mirë si një anëtareje të ardhshme të BE-së. BE bazohet në parimin e unitetit dhe llojllojshmërisë dhe kam kënaqësinë të shoh se kjo marrëveshje e rëndësishme u bë pjesë e shtetit tuaj”, tha Fyle dhe i porositi politikanët aktual të jenë poaq të guximshëm si edhe paraardhësit e tyre para 10 viteve dhe të ballafaqohen me sfidat.

Kryeministri Gruevski bisedimet me eurokomisarin për zgjerim i vlerësoi si të hapura, miqësore dhe kontruktive. Ai theksoi se pret që më 12 tetor të marrë raport objektiv nga Komisioni evropian për përparimin e vendit dhe shtoi se Komisioni duhet të mbetet i fokusuar në Ballkan dhe të punojë në zgjerimin me vendet nga rajoni në bazë të meritave të tyre dhe respektimit të kritereve për anëtarësim.

“Vizitën e eurokomisarit e interpretojmë si edhe një konfirmim për raportin partnerik dhe mbështetjen që Komisioni Evropian ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimit tonë. Në takim e riafirmova rëndësinë e vazhdimit të procesit eurointegrues dhe të fillimit të negociatave inkuadruese për anëtarësimin e plotfuqishëm në BE. Ky është përcaktimi ynë strategjik dhe diçka në të cilin jemi fokusuar lartë”, tha kryeministri Gruevski.

Kryeministri theksoi se gjatë takimit ka përsëritur se Maqedonia mbetet me raport proaktiv dhe konstruktiv ndaj çështjes për dallimet rreth emrit me Greqinë në patronatin e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të fitohet zgjidhje e pranueshme e cila nuk do të prekë vetëidentifikimin popullor, gjuhësor dhe kulturor as të popullit grek e as të atij të Maqedonisë. Është folur edhe për rezultatete e arritura si dhe aktivitetet e ardhshme në sferat kyçe të reformave – gjyëqsi, administratë shteëtrore, luftën kundër korrupsionit, reformat në ekonomi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gruevski tha se edhe Qeveria e tij do të mbetet e përkushtuar në punë për arritjen e standardeve evropiane, por jo për shkak të BE-së, por edhe për shkak të përmirësimit të standardit të qytetarëve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *