Home / Lajme / Maqedoni / Gjyqi miratoi vendim që të ndërpritet procedura penale për rastin ‘Punëtorët e Mavrovës

Gjyqi miratoi vendim që të ndërpritet procedura penale për rastin ‘Punëtorët e Mavrovës

6 shtator-Për këtë rast ishte i akuzuar edhe ish deputeti I BDI-së Hisen Xhemaili. Me miratimin e këtij ligji edhe pse u hap procedurë hetimore mbyllën edhe rastet e tjera të Hagës, si “Penda e Likovës”, ajo e “Udhëheqësisë së UÇK-së”, si dhe rasti i “maqedonasve të zhdukur”

Gjykata në seancën e sotme gjyqësore ka vendosur që të ndërpresë të gjitha procedurat gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Punëtorët e Mavrovës”.

Ky vendim i gjykatës vjen pasi që Prokurori në seancën e sotme gjyqësore hoqi dorë nga akuza si rezultat i interpretimit autentik të ligjit të amnistisë që e miratoi Parlamenti ditë më parë. Me këtë ndërpriten gjitha procedurat penale ndaj të gjithë të akuzuarve me çka dhe mbeten në liri.

Vendimi është përfundimtar, pasi që të drejtë ankesë nuk kanë as gjykata që do të thotë se nuk ka hapësirë për akuzë. Ky vendim vlen edhe për gjithë ata që kanë qenë në paraburgim lidhur me rastin “Punëtorët e Mavrovës”, dhe nga dita e sotme ata do të lirohen menjëherë.

Për këtë rast ishte i akuzuar edhe ish deputeti I BDI-së Hisen Xhemaili. Me miratimin e këtij ligji edhe pse u hap procedurë hetimore mbyllën edhe rastet e tjera të Hagës, si “Penda e Likovës”, ajo e “Udhëheqësisë së UÇK-së”, si dhe rasti i “maqedonasve të zhdukur”.

Interpretimi autentik i ligjit për amnisti u miratua në korrik të këtij viti dhe ishte një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit.

Me këtë ligj lirohen nga ndjekja, ndalohen procedurat penale dhe plotësisht lirohen nga vuajtja e dënimit me burg, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, persona me qëndrim ligjor, si dhe persona të cilët kanë pronë ose familje në Republikën e Maqedonisë, për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë përgatitur ose kryer vepra penale të lidhura me konfliktin e 2001

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *