Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Krijuam një shtet të pavarur dhe demokratik, krijuam sistem unikat që është kapital për ardhmërin

Gruevski: Krijuam një shtet të pavarur dhe demokratik, krijuam sistem unikat që është kapital për ardhmërin

9 shtator-Kur beson do të fitosh, tha Gruevski, fitorja në masë të madhe është edhe besim, përmirëso sistemin e vlerave, duaje dhe lufto për të vërtetën dhe shumë punë, puna gjithmonë vlerësohet. Mundet, vazhdoi ai, suksesi nuk do të vijë menjëherë, por do të vijë një ditë të jesh i sigurt në të.

Prej sot e tutje të gjithë ne në një frymë duhet të themi kjo është Maqedonia jonë, kjo është fitorja jonë. Kjo që e shihni para vetes është borxhi ynë drejt institucioneve të shtetit dhe drejt pjesëve të heronjëve me flijimin e të cilëve është krijuar ky shtet dhe këtë duhet me krenari ta themi.

Këtë e potencoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e mbrëmshëm në sheshin “Maqedonia” me rastin e 20 vjetorit nga pavarësia e Maqedonisë.

“Në këto 20 vite krijuam një shtet të pavarur dhe demokratik. Kalum përmes një tranzicioni të ngadaltë dhe të mundshëm. U zbatuan një numër i madh i reformave thelbësore. Pamë edhe të mirën edhe të keqën, konflikte dhe pajtime. Por, ajo që e treguam është se me të gjitha specifikat arritëm të krijojmë sistem unikat dhe funskional, të denjë në rrespektim të ndryshikmedhe dhe tolerancave. Dhamë shmbuj të shumë vendeve evropiane se kulturat e ndryshme munden së bashku, se ajo është çështje e vullnetit dhe zgjidhjes.

Shteti ynë edhe pse është i vogël sipas sipërfaqes, theksoi Gruesvki, ka thelb të njëjtë po aq të madh si çdo vend tjetër evropian. Ai thelb, tha, është guximi, vendosmëria dhe viktima e gjeneratave të cilat dhanë gjithçka që patën për shtetin e tyre.

Duke e sqaruar konceptin e tij për Maqedoninë, bazuar në filozofinë e shpirtit të lirë, të drejtën e zgjedhjes, besimin në Zot, ai theksoi se jemi shtet të qytetarëve të lirë. Liria, nënvizoi, nënkupton iniciativë të cilën duhet ta kërkojmë në secilin prej nesh, ta zhvillojmë dhe ta përdorim.

Kur beson do të fitosh, tha Gruevski, fitorja në masë të madhe është edhe besim, përmirëso sistemin e vlerave, duaje dhe lufto për të vërtetën dhe shumë punë, puna gjithmonë vlerësohet. Mundet, vazhdoi ai, suksesi nuk do të vijë menjëherë, por do të vijë një ditë të jesh i sigurt në të.

Kryetari i Qeverisë, Gruevski bëri thirrje që të gjithë të pranojnë bashkim kombëtar rreth mbrojtjes së të drejtës së civilizimit dhe natyrore në emër dhe në identitet.

“Të bashkohemi të gjithë ne maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, romët, serbët, boshnjakët, të krishterët e mbetur, hebrenjtë, myslimanët… Të gjithë pa dallim të përkatësisë politike, etnike, fetare ose kombëtare. Të bashkohemi për zhvillim, për progres, për mbrojtje të asaj që natyrisht na përket, për atë që në mënyrë të civilizuar e kemi fituar dhe me atë që njerëzimi na e ka dhënë, por për rinovimin e saj. Të bashkohemi rreth idesë se shteti ynë mund të përparojë vetëm përderisa secili qytetar ka arsim më të lartë dhe më kualitativ dhe njohje në cilën do sferë”, tha ai.

Të bashkohemi rreth konceptit se kombit dhe qytetarëve tanë, theksoi Gruevski, u nevojiten masa për zhvillim të frymës sipërmarrëse dhe të frymës inovative si parakusht për përparim të ekonomisë së individit.

Midis nesh, konstaton Gruevski, mund të ketë dhe duhet të ketë dallime në ideologjinë dhe në rrugët deri e qëllimi, në metodologjinë për mbajtje të vendimeve, mund të ketë edhe ndarje politike për ligje të ndryshme ose vendime të cilat i përcaktojnë, por, theksoi, nuk mund të ketë ndarje rreth çështjeve më të rëndësishme të cilat janë nga rëndësia vitale për qytetarët, për përparim të kombit, për shtetin.

Pas fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, në shesh është lëshuar shatërvani grandioz me monumentin “Ushtari mbi kalë”. Është realizuar edhe kënga solemne “Maqedonia” nga 20 yjet e estradës së bashku me Korrin e OBM-së ,filarmoninë e Maqedonisë dhe “Tranec”-in. Festa është përfunduar me hepeningje të mëdha muzikore, të cilët e shënuan historinë muzikore në 20 vitet e fundit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *