Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Tekstet shkollore kanë shumë mangësi

Halimi: Tekstet shkollore kanë shumë mangësi

29 shtator-Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz halimi në një konferencë për media tha se vite me radhë mësimdhënësit, por edhe analistët arsimorë kanë potencuar se tekstet shkollore në gjuhën shqipe përveç se mungojnë në shkollat fillore, e posaçërisht në shkollat e mesme, ata janë të cilësisë së dobët teknike, gjuhësore dhe ideore dhe të stërmbushura me paragjykime, fakte të shtrembëruara historike dhe mungesë të kulturës shqiptare.
“Në bazë të të dhënave të aktiveve profesionale të shkollave fillore, më së tepërmi dobësi paraqiten në tekstet në gjuhën shqipe: histori, gjeografi, kulturë muzikore, art figurativ dhe lëndët tjera shoqërore”, tha Halimi.

Me qëllim të fillimit sa më të suksesshëm të vitit shkollorë 2011-2012 në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës, Sektori për Veprimtari Publike përveç angazhimit për sigurimin e kushteve dhe menaxhimit me të dhënat statistikore në nivel shkollorë, lokal dhe qendror, kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe vlerësimit të teksteve shkollore. Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz halimi në një konferencë për media tha se vite me radhë mësimdhënësit, por edhe analistët arsimorë kanë potencuar se tekstet shkollore në gjuhën shqipe përveç se mungojnë në shkollat fillore, e posaçërisht në shkollat e mesme, ata janë të cilësisë së dobët teknike, gjuhësore dhe ideore dhe të stërmbushura me paragjykime, fakte të shtrembëruara historike dhe mungesë të kulturës shqiptare.
“Në bazë të të dhënave të aktiveve profesionale të shkollave fillore, më së tepërmi dobësi paraqiten në tekstet në gjuhën shqipe: histori, gjeografi, kulturë muzikore, art figurativ dhe lëndët tjera shoqërore”, tha Halimi.
Duke potencuar në mënyrë konkrete, Halimi tha se në tekstin e historisë për klasën e VI-VIII nxënësit nuk përfitojnë njohuri të vërtetuara thelbësore, sistematike për të kaluarën dhe të tashmen e popullit shqiptar për të kontribuar në ndërtimin e sistemit të vlerave të shtetit, nuk respektohen përfitimet nga të gjitha bashkësitë etnike të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë si shtet i përbashkët, tekstet janë kryesisht të përkthyera nga autorë maqedonas me përkthim të dobët dhe me gabime gjuhësore, në tekstin e klasës së gjashtë fiset Ilire, Linkestët dhe Peonët paraqiten si fise sllave ndërsa shqiptarët si kusarë ndërsa në tekstin e klasës së shtatë shqiptarët paraqiten si ardhacakë në Ballkan.
“Librat e Shoqërisë nuk i përfshijnë karakteristikat për të kaluarën dhe trashëgiminë kulturore të të gjitha etniteteve në mënyrë të barabartë në Republikën e Maqedonisë. Në tekstet Gjeografia për klasën e gjashtë ballafaqohemi me gabime ideore, teknike dhe gjuhësore. Teksti Arsimi muzikor për klasën e pestë është përgatitur për nxënësit me mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa e përkthyer dhe distribuuar edhe për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe. Në tekstin Arsimi Muzikor për klasën e gjashtë flitet vetëm për veprat maqedone me motive maqedone, gati e njëjta gjendje është edhe në tekstin Arsimi Muzikor për klasën e shtatë, ndërsa në tekstet e Artit figurativ mungojnë autorët shqiptarë dhe shume dobët është përfshirë arti shqiptar”, tha Halimi.
Sipas tij, për t’u evituar të gjitha mangësitë, të cilat u përmendën dhe shumë të tjera që zënë hapësirë të konsiderueshme në tekstet me mësim në gjuhën shqipe, është më se e nevojshme që të njëjtat të shqyrtohen dhe vlerësohen nga ekspertë të lëmive përkatëse, të përgatiten nga autorë shqiptarë, tekstet shkollore të Maqedonisë në gjuhën shqipe të korrespondojnë me ata të Shqipërisë dhe Kosovës, respektivisht të jenë të unifikuara, të ç’ngarkohen nga ideologjitë e vjetra, paragjykimet dhe stereotipet, të respektohet emërtimi toponimia shqiptare, të përfaqësojnë kulturën, traditat, zakonet dhe artin shqiptar, të përshkruajnë antikën, arkitekturën dhe vlerat tjera shqiptare dhe në kohë të furnizohen nxënësit me tekstet shkollore.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *