Home / Lajme / Maqedoni / Hapet aeroporti i modernizuar ‘Leka i Madh’

Hapet aeroporti i modernizuar ‘Leka i Madh’

7 shtator-Rritja ekonomike është indikator i rëndësishëm për investim në infrastrukturën e aeroportit. Në atë besonim dhe besojmë, u paraqitën në tender, ndërsa krahas presioneve të krizës ekonomike botërore, e zbatuam projektin për modernizimin e aeroporteve dhe e plotësuam premtimin që kjo të jetë para Ditës së pavarësisë”, tha Shener.

I rikonstruuar dhe i modernizuar me pajisje më bashkëkohore teknologjike sipas të gjitha standardeve botërore dhe kapacitetit që t’u shërbejë katër milionë udhëtarëve në vit është pamja e re e aeroportit “Leka i Madh” në Shkup, që e prezantoi sot koncesioneri – TAV turk në prani të kreut shtetëror të Maqedonisë dhe biznes delegacionit të madh turk.

Prej 9 shtatorit (e premte) me fluturimin e parë të Austrian erlajns tërë komunikacioni do të zhvilohet në terminalin e ri të aeroportit “Aleksandri i Madh”, paralajmëroi Mustafa Sani Shener, drejtori i përgjithshëm i TAV aeroporte.

“Rritja ekonomike është indikator i rëndësishëm për investim në infrastrukturën e aeroportit. Në atë besonim dhe besojmë, u paraqitën në tender, ndërsa krahas presioneve të krizës ekonomike botërore, e zbatuam projektin për modernizimin e aeroporteve dhe e plotësuam premtimin që kjo të jetë para Ditës së pavarësisë”, tha Shener.

Pamja e re e aeroportit, në të cilin kompania turke investoi 100 milionë euro, u promovua para presidentit Gjorge Ivanov, kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, kryeministrit Nikolla Gruevski, ekipit ekonomik të Qeverisë.

Aeroporti i modernizuar, sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, prej sot do të jetë simbol i njohur i Maqedonisë në proceset e zhvillimit dhe hapat e bëra me të cilat Maqedonia po lëviz përpara. Realizimi i këtij projekti vjen në kohë të duhur në prag të arritjes së investimeve të reja dhe turistëve dhe periudhë kur gjithnjë e më shpesh deri te destinacione të caktuara mund të udhëtohet me çmime simbolike, vlerlsoi Gruevski, duke potencuar se karakteristikat kryesore të aeroportit të ri janë kapaciteti, efiaksiteti dhe funksionimi.

“Aeroporti është pasqyrë e vendit, ku fitohet përshtypja e parë gjatë udhëtimit në të. kjo është ditë e madhe për Maqedoninë, kur ndryshohet fotografia e të gjithë udhëtarëve kur hyjnë në tokën e saj”, tha kryeministri.

Sipas tij, 6 shtatori do të mbetet datë e mbajtur mend në historinë më të re të Maqedonisë, kur u rrumbullksua një nga projektet më të mëdha infrastrukturore. Me modernizimin e aeroportit “Leka i Madh” lëmë shenjë të shkëlqyeshme dhe shembull si duhet të punohet për shtetin, tha Gruevski, duke dëshiruar që aeroporti i ri të sjell rritje të madhe të numrit rë udhëtarëve, turistëve dhe investimeve në shtet.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski vlerësoi se modernizimi i aeroportit është premtim i madh, i cili u bë realitet. “Marrëveshja për koncesion është projekti më i komplikuar në aspektin ekonomik dhe juridik, që është zbatuar duke iu falënderuar kapaciteteve të administratës, seriozitetit të investitorit edhe krahas skepticizmit nga kriza ekonomike botërore”, tha Peshevski

Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë me krenari do të udhëtojnë nga aeroporti në Shkup dhe me krenari do të presin mysafitrë nga tërë bota dhe do ta promovojnë Maqedoninë.

Udhëtarët e parë që do të shërbehen në aeroport gjatë ditës do të arrijnë me fluturimet nga Stambolli, Praga, Budapesti, Lubjana, zagrebi…Do të arrijnë në aeroport dhjetë herë më i madh se deri tani, me kapacitet që të sigurojë shërbim për katër milionë udhëtarë në vit.

Në aeroportin e Shkupit, të cilin “Aeroporte TAV” e mori nën koncesion në mars të vitit të kaluar dhe me të do të kryesojë në 20 vitet e ardhshme, deri në mars të vitit 2030.

Me shtimin e ndërtesës së re terminale prej 40 mijë metra katrorë me gjashtë ura qasëse për udhëtarë “Aeroporti TAV” e rriti kapacitetin në 4 milion udhëtarë, e zgjeroi pistën, si dhe kargo pjesën dhe hapësirën e parkingut. Është ndërtuar edhe kargo hangar me kapacitet prej 40.000 ton në vit, një stacon i ri zjarrfikës, ndërtesë shërbyese prej 5.000 metra katror, parking për 1.300 automjete, 23 vende për kontrollim, ndërsa pista e përhreshme është e zgjeruar për 500 metra.

Në pjesën e mesme të ndërtesës së aeroportit është vendosur simboli i aeroportit – përmendore e Lekës së Madh të vendosur në kalë. Përmendorja është dhuratë për Maqedoninë nga Murat Ornekol, drejtori operativ i koncesionerit TAV.

Aeroporti i ri sipas investuesit është më moderni në Ballkan, ndërsa për shkak të lokacionit strategjik duhet të bëhet qendër transportuese ballkanike. Vitin e kaluar “Aeroporti TAV” e renovoi edhe aeroportin “Shën Apostulli Pavle” në Ohër, njëri prej destinacioneve turistike më të popullarizuara në vend.

Holdingu “Aeroporte TAV” është mes operatotëve udhëheqës ajror në botë. Menaxhon me aeropotin e Stambollit “Ataturk”, me aeroportin “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir dhe me “Gazipasha” në “Antali”, si dhe me nga dy aeroporte në Maqedoni, Tunizi dhe Gjeorgji. Kompania më herët e fitoi në kryesim edhe aeroportin “Medina” në Arabinë Saudite. “Aeroporti TAV” gjithashtu kryeson edhe me sektorë tjerë nga shërbimet e aeroportit si djuti fri shitje, shërbime me ushqim dhe lëngje, teknologji informative, siguri… Në vitin 2010 kompania siguroi shërbime për rreth 420.000 fluturime dhe për rreth 48 milion udhëtarë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *