Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Qendra për kontakte për mjetet IPARD dhe subvencione në bujqësi

Hapet Qendra për kontakte për mjetet IPARD dhe subvencione në bujqësi

7 shtator-Qendra e re telefonike e Agjencisë është realizuar me rialokim të mjeteve të lira nga “Projekti për përforcimin e bujqësisë dhe qasje drejt BE-së”, e financuar nga kredia e Bankës Botërore.

Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot e hapin Qendrën e re moderne për kontakte që do të mundësojë marrjen e informacioneve me kohë dhe kualitative rreth shfrytëzimit të mjeteve IPARD dhe subvencioneve.

Bëhet fjalë për qendër shërbimi modern telefonik përmes së cilës me kërkimin e numrit 02/3097-460, ose prefiksin 1, mund të merren informacione për pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi. Me kërkimin e prefiksin 2 do të merren informacione për përkrahje financiare në zhvillimin rural, peshkatari dhe akua-kulturë, ndërsa me kërkimin e prefiksit 3 informacione të lidhura me programin IPARD.

“Modernizimi i Qendrës për kontakte është shumë i rëndësishëm për një institucion i cili ka mbi 100.000 aplikues dhe realizim vjetor në mbi 300.000 transaksione financiare”, tha drejtori i Agjencisë Toni Dimovski.

Qendra telefonike është përkrahur me dy serverë. Për fillim janë angazhuar gjashtë operatorë që do të mundësojnë shërbim të gjashtë shfrytëzuesve njëkohësisht, por në pajtim me nevojat mund të përparohet deri te një numër i pakufizuar i thirrjeve. Qendra për thirrje përfshin edhe bazë të veçantë të të dhënave ku regjistohen pyetjet e parashtruara, ankesa, propozime dhe sugjerime nga qytetarët. Bisedat do të incizohen për shkak të kualitetit.

“Në këtë mënyrë mundësohet përgatitja e raporteve të cilat ofrojnë informacione për intensitetin dhe interesin për programet për përkrahje financiare, pyetjet dhe problemet më të shpeshta me të cilat ballafaqohen aplikuesit. Përmes analizës së informacioneve nga Qendra, kjo zgjidhje teknike do të shërbejë si mjet për planifikimin e aktiviteteve të reja për përparimin e kualitetit të shërbimit”, theksoi Dimovski.

Qendra e re telefonike e Agjencisë është realizuar me rialokim të mjeteve të lira nga “Projekti për përforcimin e bujqësisë dhe qasje drejt BE-së”, e financuar nga kredia e Bankës Botërore.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, drejtori tha se në IPARD-shpalljen e katërt, që ka zgjatur deri më 31 gusht të këtij viti janë dorëzuar 60 aplikime, ndërsa vlera e përgjithshme e investimeve të paraqitura është gjashtë milion euro. Në vijim është shqyrtimi dhe vlerësimi i kërkesës pas çka do të konfirmohet edhe përmirësimi i tyre eventual. Me IPARD-shpalljen e katërt janë ofruar 18,5 milionë euro. Në muajin e ardhshëm, siç paralajmëroi Dimovski, do të shpallen edhe një IPARD-thirrje publike

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *