Home / Lajme / Rajon / Hapet shkollë serbe në Fier, shfaqen reagime

Hapet shkollë serbe në Fier, shfaqen reagime

19 shtator-“Ne apelojmë që të reagojmë njëzëri kundër këtyre skenarëve në mes të trojeve tona. Kush dhe çfarë është prapavija e këtyre shkollave duhet urgjentisht reagimi i institucioneve shtetërore shqiptare”, theksojnë në reagim të dërguar, ku apelohet masivizimi i shoqatave dhe institucioneve tjera për të kundërshtuar një skenarë të tillë serb.

Në Libofsh të Fierit në Shqipëri të shtunën u bë përurimi i një shkolle me mësim në gjuhën serbe, e cila do të organizojë kurse në gjuhën serbe.

Në ceremoninë e lëshimit të shkollës ka marrë pjesë ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, i cili premtoi se shkolla të tilla do të hapen në të gjitha ato zona ku jeton komuniteti serb në Shqipëri.

Shkolla të tilla deri tani janë hapur në Shkodër dhe Lezhë, por planifikohet edhe në zona tjera.

Në këtë komunë rurale Libofsh jeton një pakicë e vetëquajtur serbe, e cila daton si popullsi e ardhur në vitin 1924 nga zona e Novi Pazarit. Kjo popullsi me emra mysliman supozohet se është myslimane dhe boshnjake. Por, nisma për hapjen e shkollës është bërë me aktivitetet e shoqatës famoze serbo-shqiptare “Maracna – Rozafa” me seli në Shkodër.

Kjo shoqatë është e njohur edhe për organizimin e njohjeve dhe martesave të vajzave të reja shqiptare në Serbi.

Në adresë të agjencisë së lajmeve INA ka mbërritur një reagim i disa qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë reaguar kundër këtyre skenarëve dhe strategjive sllave për hapjen e shkollave në këtë fshat ku jeton një komunitet ardhacak nga Novi Pazari, mirëpo siç thuhet i takon komunitetit boshnjak dhe mysliman nga Sanxhaku.

“Ne apelojmë që të reagojmë njëzëri kundër këtyre skenarëve në mes të trojeve tona. Kush dhe çfarë është prapavija e këtyre shkollave duhet urgjentisht reagimi i institucioneve shtetërore shqiptare”, theksojnë në reagim të dërguar, ku apelohet masivizimi i shoqatave dhe institucioneve tjera për të kundërshtuar një skenarë të tillë serb.

Të gjitha pajisjet e shkollës janë sjellë nga Serbia, ndërsa ambasadori serb premtoi ndërtimin e godinës së re të shkollës.

Ai theksoi se në çdo vend në Serbi lejohet hapja e shkollave të tilla, edhe pse ai ka harruar se Ministria e Arsimit e Serbisë nuk lejon planprograme dhe libra në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave në Luginën e Preshevës.

Në Libofsh janë 60 fëmijë që janë regjistruar për të ndjekur mësimin e gjuhës serbe, nëpërmjet një procesi mësimor të organizuar pasdite në ambientet e një shtëpie private

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *