Home / Sport / Hasani regjisor i fitores së Shkëndijës

Hasani regjisor i fitores së Shkëndijës

Kampionët në fuqi kanë regjistruar epërsi prej dy golave përballë Bregallnicës, para ndeshjes së kthimit pas dy javëve në Shtip. Ferhan Hasani fitoi një penalti që u konvertua në gol nga Mustafi, ndërsa më vonë shënoi golin e dytë të ‘kuqezinjëve’ për epërsi solide. Ndeshja mes Rabotnickit dhe Metalurgut u mbyll pa gola, ndërsa 11 Oktmovri duket se ka siguruar cerekfinalen, pas fitores 4:0 kundër Skopjes. Epërsi nga ndeshja e parë ka siguruar edhe Napredoku që mundi 3:1 Miravcin, ndërsa Horizonti fitoi 1:0 me Pelisterin. Sileksi dhe Teteksi u ndanë baraz 2:2.

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 2:0 përballë Bregallnicës në kuadër të ndeshjeve të para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Edhe pse loja e ‘kuqezinjëve’ përsëri ishte larg asaj që jemi mësuar të shohim, megjithatë kampionët në fuqi morën rezultat dhe epërsi të konsiderueshme, para ndeshjes së kthimit të Shtip. Fillimi i takimit ishte i qetë, me Shkëndijën që filloi të ‘shtypë’ në kërkim të golit të epërsisë. Dhe vendasit kishin mundësi të 100 % për të avansuar, kur Ersen Sali doli ballë-ballë me portierin mysafir, mirëpo goditi dobët, duke i mundësuar Basnarkovit të shpëtojë portën e tij. Në vazhdim ‘kuqezinjtë’ vazhduan të humbin raste, ndërsa në anën tjetër Bregallnica me kundërsulme të shpejta, posacërisht përmes Aksentievit në krahun e majtë vazhdimisht shkaktonin probleme. Mundësinë më të mirë për të shënuar në pjesën e parë e kishin miqtë, kur Zdravkov për mrekulli kaloi mbrojtjen e Shkëndijës dhe kur bëhej gati të godasë, u ndal në zonë nga Nikitoviq për penalti të miqve. Dhe kur u duk se Bregallnica do të avansojë, Vucetiq në minutën e 28 nga pika e bardhë goditi pranë portës vendase. Në pjesën e dytë Shkëndija përforcoi sulmet, ndërsa moment vendimtar ishte inkuadrimi në lojë i Ferhan Hasanit, i cili takimin e filloi nga pankina. Pikërisht Hasani në minutën e 51 solli depërtim të mrekullueshëm, duke fituar penalti pas një finte të bukur në zonën e miqve. Ivanoviq ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe Bregallnica mbetet me një futbollist më pak në fushë. I sigurtë nga pika e bardhë ishte kapiteni Mustafi, duke sjellë avantazh për Shkëndijën. Të rringjallur nga goli i epërisë vendasit vazhduan të kërkojnë golin e dytë dhe qëllimit i’a arritën në minutën e 73-të, kur Hasani me dinakëri shfrytëzon gabimin e mbrojtjes mysafire. ‘Kuqezinjtë’ mundeshin të shënojnë edhe të tjerë gola, mirëpo një herë Kurtishi dhe një herë Mustafi nuk arriti të pasojë për Rexhepin, duke humbur mundësi të mira për gol. Këtu vlen të ceket se freski të madhe në lojën e vendasve solli inkuadrimi në lojë i Elmedin Rexhepit, i cili tregoi lojë shumë të mirë, i lëvizshëm, i freskët, i shpejtë dhe shkaktar i presionit të vazhdueshëm për mbrojtësit mysafirë që detyroheshin të gabojnë. Megithatë miqtë mundeshin në minutat e fundit të nxjerin rezultat aktiv, kur dolën të vetmuar para portës vendase, mirëpo Jovanovski me intervenim bravuroz shpëtoi portën e Shkëndijës. ‘Ishte e vështirë të luhet në këtë vapë të madh dhe mendoj se drejtuesit e FFM-së duhet të mendojnë mirë në caktimin e orarit të zhvillimit të ndeshjeve. Si do që te jetë ne arritëm rezultat pozitiv edhe pse ishte shumë ndeshje e rëndë. Mendoj se në pjesën e parë patëm fat, kur miqtë humbën penalti, ndërsa ne nuk e përsëritëm të njëjtin gabim, kur përmes kapitenit tonë avansuam 1:0. Më vonë erdhi goli i dytë që na dha qetësi, ndërsa më vjen keq që nuk shënuam edhe ndonjë gol, nga ato raste që kishim. Gjithsesi mendoj se kemi rezultat aktiv, por asgjë nuk ka përfunduar. Mbesin në lojë edhe 90-të minuta, ku do të kërkojmë të konfirmojmë kualifikimin tonë në cerekfinale’, deklaroi pas ndeshjes futbollisti që ishte aktor drejtëpërdrejtë i golave të fitores, Ferhan Hasani. Në ndeshjet tjera, Rabotnicki dhe Metalurgu janë ndarë pa gola në takimin më interesant të 1/8 së finales. Sileksi dhe Teteksi kanë barazuar 2:2 duke lënë të hapur gjithcka për të zgjidhur në ndeshjen e kthimit. Horizonti mundi minimalisht 1:0 Pelisterin, 11 Oktomvri me fitoren 4:0 kundër Skopjes duket se është pranë cerekfinales, ndërsa Napredoku fitoi Miravcin 3:1. Të martën Renova u befasua në fushë të vet, duke humbur 0:1 nga Gostivari. Ndeshjet e kthimit në program janë pas një jave.

Dyshet e 1/8 së Kupës së Maqedonisë:
Renova-Gostivari 0:1,
Rabotniçki-Metalurgu 0:0,
Shkëndija-Bregallnica 2:0,
Sileksi-Teteksi 2:2,
Horizonti-Pelisteri 1:0,
11 Oktomvri-Skopje 4:0,
Napredoku-Miravci 3:1.

Hetime kundër Shkëndisë, Cuculi ‘OUT’ 2 ndeshje

Komisioni për disiplinë pranë FFM-së ka ngritur masë disiplinore kundër KF Shkëndija, për shkëk të hyrjes së personave jozyrtarë në teren, pas përfundimit të pjesës së parë të takimit të së dielës mes Shkëndijës dhe Ohrit. Ndërkohë Ardian Cuculi është pezulluar me dy ndeshje si pasojë e kartonit të kuq të marë në të njëjtin takim. Kështu Cuculi do të pushojë edhe në takimin me Sileksin në fundjavë dhe do të ketë të drejtë loje javën e ardhshme, pasi nuk luajti në sfidën e parë të 1/8 së finalës kundër Bregallnicës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *