Home / Lajme / Maqedoni / Hulumtim: Gjysma e nxënësve kanë vërejtje për sigurinë në shkolla

Hulumtim: Gjysma e nxënësve kanë vërejtje për sigurinë në shkolla

13 shtator-Numri më i madh i nxënësve konsiderojnë se duhet të ekzistojë siguri në shkolla. Një numër i madh i tyre tregojnë padurim ndaj atyre të cilët dallohen nga ata (homoseksualë ose njerëz të religjionit tjetër), që mund të shndërrohet në sjellje të dhunshme

Vetëm gjysma e nxënësve në të gjitha shkollat e mesme në Shkup kanë ndjenjë se janë të sigurtë në shkolla, ndërsa të tjerët tregojnë shkallë më të ulët ose më të lartë të pasigurisë, Sipas nxënësve, ka shkallë të lartë të pranisë së rreziqeve të sigurisë.

Këto janë pjesë e rezultateve nga hulumtimi i zbatuar nga një ekip i Shoqatës për hulumtimet sigurie dhe edukim, ndërsa të publikuara në librin “Siguri në shkolla” e promovuar sot në Shtëpinë e ARM-së.

Sipas rezultateve, 48 për qind e nxënësve janë përgjigjur se ndjejnë “siguri” në shkollë, ndërsa 17 për qind “jo edhe aq siguri” dhe “pasiguri”, ndërsa 35 për qind e tjerë e të anketuarve janë përgjigjur “deri diku të sigurt”.

Udhëheqësja e projektit hulumtuese “Siguria në shkolla”, Dragana Batiq theksoi se sipas rezultateve, rreth 50 për qind e nxënësve konsiderojnë se në shkolla janë prezente rreziqe sigurie siç janë vjedhje të gjërave personale, vandalizëm, rrahje, mbajtje e armës, konsumim i alkoolit dhe narkotikë, mosrespektim, mësimdhënës të korruptuar, proteksione etj.

Sipas 42 për qind të nxënësve, shkolla është ambient “i mirë” për sjellje devijuese.

Numri më i madh i nxënësve konsiderojnë se duhet të ekzistojë siguri në shkolla. Një numër i madh i tyre tregojnë padurim ndaj atyre të cilët dallohen nga ata (homoseksualë ose njerëz të religjionit tjetër), që mund të shndërrohet në sjellje të dhunshme.

“Është e rëndësishme që mësimdhënësit dhe nxënësit të trajnohen se si t’i njohin rreziqet e sigurisë”, tha Batiq.

Lidhur me atë se vallë personeli është trajnuar për njohje të rreziqeve të sigurisë, pjesëtarët e menaxhmentit në 39 raste janë përgjigjur me konfirmim, ndërsa në 61 për qind negativisht.

Në hulumtimin e zbatuar në fillim të këtij viti morën pjesë 549 nxënës të vitit të tretë, kuadri mësimor, psikologët dhe drejtorët.

“Motivet për hulumtim janë rastet e shpeshtuara të dhunës në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup dhe qytetet e tjera në shtet”, tha në promovim kryetarja e Shoqatës, Marina Malish Sazdovska

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *