Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahim Sulejmani ende në burg

Ibrahim Sulejmani ende në burg

Tetovë, 13 shtator-“Po erdhi djali para tre apo katër ditëve në shtëpi, atij i kishin shkuar dy vendime, ne dy shifra, numra, gabim i ka lëshuar Tetova dy vendimet edhe djalin e kanë lëshuar dhe djali erdh në shtëpi katër ditë, ti rregullojë kurse ato numra, por me kusht që djali të hënën të kthehet sërish ene djali erdh ndëra shkoi prap atje. Djali ka biseduar me avokatin Shpend Devajën, dhe ai i ka premtuar se vendimi do ti vjen brenda tre ose katër ditëve. Tash jemi duke pritur dhe si do të bëhet nuk e di”, thotë Rufat Sulejmani, babai i Ibrahim Sulejmanit.

-Ibrahim Sulejmani nga Tetova, i dënuar nga gjykatat e Maqedonisë me 15 vjet heqje lirie me aktakuzë se ka bërë krime lufte, gjatë luftës së 2001, pritet që së shpejti të jetë në liri, pas interpretimit autentik të ligjit të amnistisë dhe marrëveshjes politike mes Ahmetit dhe Gruevskit, që rastet e kthyera nga Haga të mos ndiqen nga gjykatat e Maqedonisë dhe paralajmërimet nga ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, se Ibrahim Sulejmani do të jetë i pari që do të lirohet, megjithatë Sulejmani ende është në burg, ndërsa familja pret që ai këtyre ditëve të kthehet.

Sipas fjalëve të prindit të të akuzuarit, gjykata e Tetovës bazuar në interpretimin autentik të ligjit të amnistisë ka sjellur vendim për lirimin e Sulejmanit, dhe ai është liruar por me kusht që të paraqitet sërish në gjykatë oër shkak të dy vendimeve që sipas prindit të tij Rufat Sulejmani janë bërë në mes gjykatës dhe burgut të Shtipit.

“Po erdhi djali para tre apo katër ditëve në shtëpi, atij i kishin shkuar dy vendime, ne dy shifra, numra, gabim i ka lëshuar Tetova dy vendimet edhe djalin e kanë lëshuar dhe djali erdh në shtëpi katër ditë, ti rregullojë kurse ato numra, por me kusht që djali të hënën të kthehet sërish ene djali erdh ndëra shkoi prap atje. Djali ka biseduar me avokatin Shpend Devajën, dhe ai i ka premtuar se vendimi do ti vjen brenda tre ose katër ditëve.
Tash jemi duke pritur dhe si do të bëhet nuk e di”, thotë Rufat Sulejmani.Ai më tej shprehet se do të kërkojë dëmshpërblim për djalin e tij dhe për vitet e vuajtura në burg.

“Unë e di se ligji i amnistisë e kapën edhe djalin tim, kurse pas lirimit, pasi të marrë vendimin përfundimtar, unë në marrëveshje me djalin do të kërkoj dëmshpërblimin, ajo që më takon, ndërsa ajo që sme takon nuk ështe e imja.Uën do të punoj tutje se e di veten se djali është ipafajshëm . Djali ka qenë kurban i dikujt atje”, thotë ai, për Televizionin Koha. Lajmin e kanë konfirmuar edhe në Gjykatën e Tetovës prej ku me shkrim kanë njoftuar burgun në Shtip.

“Gjykata Themelore Tetovë, duke vepruar sipas kërkesës së parashtruar nga avokati-mbrojtësi Shpend Devaja nga Shkupi,për ndërprerje dhe lirim të plotë nga vuajtja e dënimit me burgim të dënuarit Ibraim Sulejmanit nga Tetova,më datë 09.09.2011 solli aktvendim me të cilin I dënuari plotësisht lirohet nga vuajtja e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh të shqiptuar me

Aktgjykim të Gjykatës Themelore Shkupi 1-Shkup, më datë 12.03.2003,të ndryshuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup datë 26.06.2003 për veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile,të parashikuar me nenin 404,paragrafin 1 te Kodit penal dhe përgatitje të terrorizmit, kurse në pajtim me nenin 113 të KP, lidhur me nenin 1 dhe nenin 5 të ligjit për amnisti, si dhe në pajtim me interpretimin autentik të nenit 1 të ligjit për amnisti,të shpallur në gazetën zyrtare të RM-së nr.99 të datës 22.09.2011”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga gjykata themelore e Tetovës, në adresë të Tv Kohës.

Ndryshe, me anë të një vendimi të gjykatës themelore në Shkup në vitin 2003 Ibrahim Sulejmani dënohet me 15 vjet privim nga liria, ndërsa akuzës së tij të parë për kërcënim dhe pjesëmarrje në frikësimin si dhe dëbimin e civilëve i është shtuar edhe një aktakuzë tjetër, pasi që në ditën e arrestimit të tij më 12 tetor të vitit 2002 në veturën e tij “Ford Sierra” policia gjen materie shpërthyese trotil, bombë dore dhe plumba edhe pse trupi gjykata e Tetovës ka hedhur poshtë dëshmitë e policit se gjatë kontrollit të veturës nuk është gjetur asgjë dhe atë e shpall si fajtor për vepër penale përgatitje për veprime antikushtetuese ndaj intergritetit të Maqedonisë.

Mimi u burgos në vitin 2002 më 12 tetor në rrugën Tetovë –Jazhincë në afërsi të fshatit Jazhnicë, dhe prej atëherë vuan dënimin prej 15 vitesh, kurse deri më tani ai ka vuajtur plot nëntë vite në burgjet e Maqedonisë edhe përkundër amnistisë.Urim Hasipi (TV KOHA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *