Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski i përkujton kryetarët e komunavee për afatet ligjore për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Janakieski i përkujton kryetarët e komunavee për afatet ligjore për legalizimin e ndërtimeve pa leje

12 shtator-Nëse kryetari i komunës nuk vendosë në afat prej 10 ditëve, inspektorati ddo të parashtrojë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje të paraparë me Ligjin për inspektim administrativ dhe do të përcaktojë afat plotësues prej pesë ditëve të punës për vendosje, në të cilin afat kryetari i komunës është i obliguar të vendosë rreth kërkesës dhe ta njoftojë inspektoratin për veprimin.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u dërgoi një shkresë të gjithë kryetarëve të komunave në Republikën e Maqedonisë, në të cilën tregohet për afatet ligjore për miratimin e akteve të parapara me Ligjin për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht për zgjidhjen e lëndëve në pajtim me këtë ligj, me qëllim të zbatimit të tij efikas.

Në shkresë, siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, janë cekur edhe procedurat të cilat janë caktuar me ligj në rastet kur kryetarët e komunave të mos i zgjidhin këto lëndë në afat prej gjashtë muajve prej pranimit të tyre, përkatësisht të mos sjellin zgjidhje për përcaktimin e statusit juridik në afat prej pes ditëve të punës prej pagesës së kompensimit.

“Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që në afat prej tre ditçëve të punës të parashtrojë kërkesë në komunë në mënyrë që kryetari i komunës të sjellë pajtueshmëri urbanistike, pas çka ai është i obliguar që në afat prej pesë ditëve të punës të veprojë sipas kërkesës. Nëse nuk ruhet ky afat, parasshtruesi i kërkesës mund ta njoftojë Inspektoratin shtetëror administrativ i cili është i obliguar që në afat prej 10 ditëve të kryejë mbikëqyrje në komunë dhe ta informojë kërkuesin. Inspektorati pas mbikëqyrjes së kryer në pajtim me ligjin, sjell vendim me të cilin e obligon kryetarin e komunës që në afat prej 10 ditëve të vendosë rreth kërkesës së parashtruar”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Nëse kryetari i komunës nuk vendosë në afat prej 10 ditëve, inspektorati ddo të parashtrojë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje të paraparë me Ligjin për inspektim administrativ dhe do të përcaktojë afat plotësues prej pesë ditëve të punës për vendosje, në të cilin afat kryetari i komunës është i obliguar të vendosë rreth kërkesës dhe ta njoftojë inspektoratin për veprimin.

Kryetari i komunës, nëse nuk vendosë edhe në afatin plotësues prej pesë ditëve, inspektorati në afat prej tre ditëve të punës do të parahtrojë paraqitje deri tek prokurori publik dhe do ta informojë kërkuesin për masat e ndërmarra, ndërsa parashtruesi i kërkesës mund të ngritë kontest administrativ para gjykatës kompetente, sqarohet në shkresën e ministrit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *