Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Qeveria do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore

Janakieski: Qeveria do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore

7 shtator-Pres që nga fundi i këtij muaji t’i marrin ofertat financiare nga koncesionerët. Nëse ato nuk janë të pranueshme, Qeveria ka qëndrim të vazhdojë me gjetjen e modeleve më të volitshëm financiare për t’u financuar Korridori 8″, tha Janakieski.

Qeveria e Republiksë së Maqedonisë deri më tani, por edhe në të ardhmen do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Këtë sot e kumtoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në konferencën me temë “Zgjidhje për transport të qëndrueshëm në vendet inkuadruese dhe parainkuadruese dhe Ballkanin perëndimor”.

Ai u përqendrua në korridoret kryesore që kalojnë në Republikën e Maqedonisë, korridoret 8 dhe 10. “Për Korridorin 10 lidhur m infrastrukturën rrugore nesër ddo të lëshohet në përdorim aksi rrugor Kumanovë – Tabanoc. Më 30 gusht të këtij viti doli tenderi për gjetjen e kompanisë për ndërtimin e drejtimit rrugor Demir Kapi – Smokvicë, me çka në njëfarë mënyre Republika e Maqedonisë tërësisht e rrumbullakëson Korridorin 10 në nivel të austostradës”, tha Janakieski.

Janakieski informoi se në rrjedhë është procedura për koncesion të rrugëve, e cila, siç tha, më së shumti e përfshin Korridorin 8.

“Pres që nga fundi i këtij muaji t’i marrin ofertat financiare nga koncesionerët. Nëse ato nuk janë të pranueshme, Qeveria ka qëndrim të vazhdojë me gjetjen e modeleve më të volitshëm financiare për t’u financuar Korridori 8”, tha Janakieski.

Në pjesën e Korridorit 10, në hekurudhë, ai tha se tashmë janë të siguruara mjetet nga Banka evropiane për rikonstruim për përmirësimin infrastrukturës. Sipas tij, me atë do të rritet shpejtësia mesatare për rreth 40 kilometra në orë.

“Për Korridorin 8 tashmë jemi në një fazë më të avancuar me BERZH-in dhe pres që në vitin 2013, në pajtim mee programin tonë dhe me bashkëpunimin e mirë të fillojmë mke ndërtimin e drejtimit hekurudhor nga Beljakoci deri në kufirin me Bullgarinë”, tha Janakieski.

Ai theksoi se urbanizimi i vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë dhe ndërtimi i infrastrukturës janë të një rëndësie esenciale për qytetarët sepse e përmirësojnë standardin jetësor dhe sigurojnë kushte më të mira për zhvillim ekonomik në të gjitha komunat dhe në tërë shtetin.

“Ne në bashkëpunim me komunat po punojmë në mënyrë aktive për urbanizim sa më të madh të vendbanimeve”, tha Janakieski. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *