Home / Lajme / Maqedoni / Janevska: Nuk ka dilema – regjistrimi do të mbahet prej 1 deri më 15 tetor

Janevska: Nuk ka dilema – regjistrimi do të mbahet prej 1 deri më 15 tetor

29 shtator-Në lidhje me informacionet për interpretime të ndryshme të ligjit për regjistrim dhe kërkesë që të regjistrohen edhe shtetas të Maqedonisë që jetojnë në vende të tjera, ndërsa kanë hyrë menjëherë në vend gjatë një viti, Janakievska pranoi se ka mendime të ndryshme, por pohon se regjistrimi do të zbatohet në pajtim me Ligjin.

Kryetarja e Komisioni shtetëror për regjistrim Vesna Janevska sot për MIA-n deklaroi se regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave do të fillojë me kohë më 1 tetor në orën 8.

“Regjistrim do të ketë. Regjistrimi fillon pasnesër. Ne kemi Ligj për regjistrim. Punojmë me shumë mund nga muaji dhjetor i vitit të kaluar. Trajnimi është në vijim, njerëzit po përgatiten dhe nuk ka dilema nëse do të ketë ose jo regjistrim. Gjithçka po rrjedh shumë shpejtë, me shumë përpjekje dhe shumë punë. Me shumë vështirësi ne arritëm deri në fund dhe mendoj se deri pasnesër gjithçka do të jetë në rregull”, tha Janevska.

Në lidhje me informacionet për interpretime të ndryshme të ligjit për regjistrim dhe kërkesë që të regjistrohen edhe shtetas të Maqedonisë që jetojnë në vende të tjera, ndërsa kanë hyrë menjëherë në vend gjatë një viti, Janakievska pranoi se ka mendime të ndryshme, por pohon se regjistrimi do të zbatohet në pajtim me Ligjin.

“Ka mendime të ndryshme. Por, regjistruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në regjistrim do të punojnë sipas Ligjit”, tha kryetarja e KSHR-së.

Trajnimet e rreth 16.500 regjistruesve ende janë në vijim dhe duhet të përfundojnë sot, por nëse është e nevojshme do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa sipas nevojës edhe pas fillimit të regjistrimit.

Regjistrimi i popullatës dhe amvisërive në Maqedoni do të mbahet prej 1 deri më 15 tetor

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *