Home / Lajme / Maqedoni / Janevska: Qytetarët kanë obligim të regjistohen

Janevska: Qytetarët kanë obligim të regjistohen

25 shtator-Ai qytetar, sqaroi ajo, do të regjistrohet në Gjermani pa marrë parasysh që çdo vit vjen një herë, dy herë apo tre herë për ta vizituar familjen apo për pushime në vend.

Në regjistrim e ardhshëm, që do të mbahet prej datës 1 e deri më 15 tetor, do të regjistrohen kategori të ndryshme të qytetarëve, krahas shtëpibe dhe banesave. Do të regjistrohen edhe qytetarët të cilët ndodhen jashtë shtetit më së shumti 12 muaj, por edhe njerlëzit të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë, por kanë dokumente se ndodhen për qëndrim të pëprkohshëm tek ne. Kryetarja e Komisionti shtetëror të regjistrimit, Vesna Janevska, në intervistë për MIA-n thekson obligimin e qytetarëve që të regjistrohen dhe flet për pjesën më të madhe të procesit të regjistrimit.

“Do të regjistrohen kategori të ndryshme të qytetarëve,m krahas shtëpive dhe banesave. Së pari, do të regjistrohen ata të cilët kanë vendbanim të zakonshëm, e ai është vendi ku qytetarët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës, ku jetojnë. Ata janë përqindja më e madhe e shtetasve të Republikës së Maqedonisë. Krahas kësaj, do të regjistrohen edhe njerëzit të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë, por që kanë dokumente se ndodhen për qëndrim të përkohshëm në këtë shtet. Nga shtetasit e Maqedonisë do të regjistrohen të gjithë ata të cilët për momentin janë këtu dhe ata të cilët janë jashtë vendit më së shumti 12 muaj. Ata të cilët kanë dalë dhe nuk jetojnë në vend më shumë se 12 muaj nuk do të regjistrohen sepse ata do të regjistrohen në vendet në të cilat jetojnë. U bëj thirrje që të mos krijohet konfuzion në mesin e popullatës se nëse një person i caktuar ka ardhur në qershor për pushime në vendin e tij, ndërkaq jeton, të themi, në Gjermani, duhet të regjistrohet”,m thotë Janevska.

Ai qytetar, sqaroi ajo, do të regjistrohet në Gjermani pa marrë parasysh që çdo vit vjen një herë, dy herë apo tre herë për ta vizituar familjen apo për pushime në vend.

“Kjo është ashtu për shkak të procedurave, rregulloreve të EUROSTAT, që kujdeset pëprn statistikën në BE. Dhe ajo ështëp ashtu sepse nga regjistrimi priten parametra jo pëpr përkatësisnë etnike, jo për religjionin, por parametra të cilët do të mundësojnë ekonomi më të mirë, mbrojtje më të mirë sociale, sistem më të mirë shëndetësor, sistem arsimor, infrastrukturë më të mirë dhe përfundimisht makroprojeksione adekuate. Qytetarët të cilët nuk do të regjistrohen nuk i humbin të drejtat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë”, thekson Janevska.

Ata, sqaron ajo, janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe i ruaqjnë të gjitha të drejtat, si për shembull të drejtën e votës, por nuk mund të regjistrohen sepse vendbanimi i tyre i zakonshëm nuk është në shtetin tonë. “Regjistrimi i atyre qytetarëve dukshëm do t’i shkelte rezultatet nga të dhënat të cilat i grumbulluam dhe në bazë të të të dhënave të këqija dhe jokorrekte ne do të ndërtonim strategji. Kjo qytetarëve të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë nuk u nevojitet”, thotë krysetarja e Komisionit shtetëror të regjistrimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *