Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Opinioni ka të drejtë të dijë dhe duhet të jetë edhe pjesëmarrës aktiv në punët publike

Jankulloska: Opinioni ka të drejtë të dijë dhe duhet të jetë edhe pjesëmarrës aktiv në punët publike

1 shtator-Bëhet fjalë për standarde dhe vlera, theksoi Jankulloska, nga të cilat varet zhvillimi i çdo segmenti në shoqëri, posaçërisht për shkak të qeverisjes së të drejtës është thellë e involvuar në funksionimin e çdo sfere.

Qeverisja e të drejtës dhe roli aktiv i opinionit, posaçërisht pjesëmarrja e qytetarëve, është imperativ i çdo shoqërie demokratike e cila synon drejt progresit dhe zhvillimit të mëtejshëm, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në hapjen e konferencës rajonale dyditore “Opinioni si partner në qeverisjen e së drejtës”, që prej sot mbahet në Shkup.

Bëhet fjalë për standarde dhe vlera, theksoi Jankulloska, nga të cilat varet zhvillimi i çdo segmenti në shoqëri, posaçërisht për shkak të qeverisjes së të drejtës është thellë e involvuar në funksionimin e çdo sfere.

Sipas Jankulloskës, sigurimi i informatave, transparenca, të drejtat e qytetarëve, përgjegjësia dhe pjesëmarrja në këto procese, janë të pashmangshme për vendosjen e vërtetë të qeverisjes së të drejtës.

“Jo vetëm që opinioni ka të drejtë të dijë, por duhet të jetë edhe pjesëmarrës aktiv në punët publike”, porositi ministrja e Punëve të Brendshme.

Për Qeverinë, siç theksoi, qeverisja e të drejtës është një prej parimeve strategjike të funksionimit. Politika është realizimi i punëve publike në interes të qytetarëve.

Promovimi i qeverisjes së të drejtës është një prej prioriteteve më të larta të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, por edhe në ambasadat e tjera në rajon, theksoi Brajan Ageler, ushtrues i detyrës ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Ai theksoi se pikërisht opinioni është partner në qeverisjen e të drejtës.

Në Konferencën, që mbahet në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, marrin pjesë përfaqësues vendorë të institucioneve të ndryshme, si dhe rajonalë, nga Tirana, Prishtina, Beogradi, Lubjana, Sarajeva, Sofja dhe Zagrebi.

Në më shumë panel-sesion do të debatojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore qytetare, ndërtimi i mbështetjes publike për qeverisjen e të drejtës, roli i edukimit dhe shoqëria qytetare në qeverisjen e të drejtës, roli i mediave në qeverisjen e të drejtës, marrëdhëniet me opinionin dhe mesazhet e pushtetit, si dhe për qeverisjen e të drejtës dhe shoqëria e hapur

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *