Home / Lajme / Rajon / Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër më e preferuara nga turistët

Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër më e preferuara nga turistët

25 shtator-Sipas një anketimi të zhvilluar nga specialistja e trashëgimisë kulturore, amerikania, Dana Phelps, me mbështetjen e Organizatës për Mbrotjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), turistët e huaj pasi vijne në Gjirokastër parapëlqejnë të vizitojnë fillimisht kalane e Argjirosë, për të vijuar me monumentet e tjera të trashëgimisë historike dhe kulturore.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart, kalaja e Gjirokastrës vazhdon të mbetet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Sipas një anketimi të zhvilluar nga specialistja e trashëgimisë kulturore, amerikania, Dana Phelps, me mbështetjen e Organizatës për Mbrotjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), turistët e huaj pasi vijne në Gjirokastër parapëlqejnë të vizitojnë fillimisht kalane e Argjirosë, për të vijuar me monumentet e tjera të trashëgimisë historike dhe kulturore. Mes 100 të anketuarve, turistë vendas dhe të huaj, 67% e tyre e vendosnin kalanë në krye të listës së monumenteve të ndryshme që do të preferonin të vizitonin gjatë udhëtimit të tyre në Gjirokastër, thotë anketuesja Phelps.

Ndërkohë, lista e monumenteve dhe zonave të preferuara për t’u vizituar vijon me Pazarin karakteristik, kodrën turistike të Këcullës, banesën karakteristike të Zekatëve, Parkun Natyror të Viroit etj. Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kala e pati në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizontë një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera duke i dhënë kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *