Home / Lajme / Maqedoni / KALENDARI ASTRONOMIK

KALENDARI ASTRONOMIK

10 shtator-1880. -Për të penguar vullnetarët shkodranë që t’i vinin në ndihmë degës së Lidhjes së Ulqinit për mbrojtjen e qytetit nga malazezët, pushtuesit turq shpallën gjendjen e shtetrrethimit. 17 batalione osmane rrethuan qytetin, zunë gjithë bregun e majtë të Bunës deri në det dhe shpërndanë disa çeta vullnetarësh shqiptarë të dëbuar në grykën e Mozharës që zotëronte rrugën për në Ulqin

KALENDARI ASTRONOMIK

Shkup, 10 shtator 2011 (MIA) – Sot është e shtunë, dita e 253-të e vitit 2011. Deri në fund të vitit mbeten edhe 112 ditë.

Dita zgjat 12 orë e 47 minuta.

Dielli në Shkup lind në orën 6 e shtatë minuta, ndërsa perëndon në orën 18 e 54 minuta.

Hëna lind në orën 17 e 39 minuta, ndërsa perëndon në orën katër e tetë minuta.

###
PARASHIKIMI I MOTIT

Shkup, 10 shtator 2011 (MIA) – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 18, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, temperatura e mëngjesit do të jetë 15, ndërsa e ditës do të arrijë deri 32 gradë Celsius.

###
GJENDJA E RRUGËVE

Shkup, 10 shtator 2011 (MIA) – Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale të vendit në orët e mëngjesit po zhvillohet normalisht pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të pastra dhe të thata.

Shoferëve u rekomandon që të jenë të kujdesshëm, të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor. Kujdes i posaçëm nëpër gryka dhe qafa malore, ku ka paraqitje të shpeshta të shembjeve të imëta.

Nga 12.08.201 filloi rikonstruimi i autostradës E-75 nga Katllanova deri në Veles. Në shumë vende do të kryhen punime në rrugë, asfaltim dhe riparime të tjera në rrugë, për çka do të vendoset sinjalizim i duhur për qarkullim. Rekomandim për shoferët të cilët do ta shfrytëzojnë këtë drejtim rrugor të jenë kryesisht të kujdesshëm, ta ulin shpejtësinë e vozitjes, sepse në shumë vende do t’i pret lëvizje e punëtorëve dhe makina ndërtimore.

Intensiteti i komunikacionit është i rritur në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare ka frekuentim të zmadhuar të lëvizjes, por nuk vërehen ngecje më të gjata, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga shteti.

LAMM SHËRBIMET – Shërbimi për ndihmë dhe informata në rrugë (02) 15 555.

###
NË DITËN E SOTME

10 shtator (MIA)

1487 – Lindi në Romë Julius III (Xhovania Maria Coki Del Monte), Papë nga viti 1550-’55.

1771 – Lindi Mango Park, eksplorator dhe doktor i famshëm skocez. Ishte i pari, i cili mundi të vizatojë hartën e lumit Niger.

1798 – Duke shfrytëzuar fillimin e luftës franko-turke, Ali Pashë Tepelena ndërmori sulme të rrufeshme kundër ushtrive franceze. Ai shtiu në dorë Butrintin dhe Igumenicën, duke i përfshirë këto qëndra të rëndësishme në përbërje të pashallëkut të tij.

1835 – Veliu i Rumelisë, i dërguar për të shtypur kryengritjen e drejtuar nga Hamza Kazazi, i theu forcat kryengritëse në të hyrë të Lezhës dhe e pushtoi qytetin.

1855 – Lindi Robert Koldevej, arkeolog gjerman, që zbuloi se Babilonia e Biblës ishte një realitet historik.

1880. -Për të penguar vullnetarët shkodranë që t’i vinin në ndihmë degës së Lidhjes së Ulqinit për mbrojtjen e qytetit nga malazezët, pushtuesit turq shpallën gjendjen e shtetrrethimit. 17 batalione osmane rrethuan qytetin, zunë gjithë bregun e majtë të Bunës deri në det dhe shpërndanë disa çeta vullnetarësh shqiptarë të dëbuar në grykën e Mozharës që zotëronte rrugën për në Ulqin.

1890. – Lindi në Pragë Franc Verfel, poet, romancier dhe anëtar i Lëvizjes Ekspresioniste. Në vitin 1941 ai shkroi “Kënga e Bernadetes”, vepër që më vonë u kthye në një film popullor.
1898. – Elisabeta, perandoresha e Austro-Hungarisë, vritet nga anarkisti Luixhi Lukeni në Gjenevë.

1914. – Lindi Robert Wajz, regjisor filmi amerikan. Ndër filmat e tij përmenden “Dita ku Toka qëndroi pa lëvizur”, “Tingulli i muzikës” dhe “Historia e West Sajdit”.

1919. – Nënshkruhet nga fuqitë aleate fitimtare dhe Austria, traktati i Sen-Zhermenit, sipas të cilit, pjesë të Gjermanisë dhe Austrisë së paraluftës i jepen Italisë dhe Çekisë. Austria ndalohet të bashkohet me Gjermaninë.

1934. – U përurua godina e laboratorit bakteriologjik në Tiranë. Krijimin e tij në fakt e shënon viti 1924. Një vit më vonë laboratori u transferua në Durrës për t’u rikthyer sërish në Tiranë më 1928. Vaksinimi i parë në të u bë në 17 shkurt 1926.

1938. – U përurua godina e re doganore e Kakavijës.

1942. – Forcat ajrore britanike, RAF, përdorin 476 aeroplanë për të hedhur 100 000 bomba mbi Dyseldorf, në një sulm të vetëm.

1943. – Gjatë Luftës së Dytë Botërore trupat gjermane morën Romën dhe protektoratin mbi qytetin e Vatikanit.

1945. – Vidkun Quisling, kreu i regjimit kukull të ngritur nga nazistët në Norvegjinë e Luftës së Dytë Botërore, shpallet fajtor për tradhëti të lartë dhe dënohet me vdekje.

1946. – Nënë Tereza, ndërsa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeling, duke ndjerë frymën e shenjtë lëshon thirrjen “Eja të jesh drita ime”. Që nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atëherë motra Terezë, ndjeu frymëzimin e ri dhe vendosi të themelojë rendin e ri, të cilin e pagëzoi me emrin “Misionaret e bamirësisë”.

1974. – Portugalia njohu pavarësinë e Guinese- Bisau nën udhëheqjen e Luiz Cabral.

1976. – Një aeroplan “Trident” i British Airways dhe një “DC-S” i JAT përplasen mbi Jugosllavi, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve.

1989. – Hungaria hapi kufirin e saj me perëndimin, duke lejuar mijëra gjermano-lindorë drejt një eksodi që çoi në shembjen e murit të Berlinit.

1993. – Trupi i ish-presidentit Ferdinando Markos lejohet të pushojë në tokën filipinase. Kjo ndodhi mbas katër vjetësh mërgim në Havai.

1994. – Papa Gjon Pali, mbas mbërritjes së tij në Kroaci, bëri një lutje të pasionuar për paqen në Ballkan. Kjo ishte vizita e parë e një pape në zonën e ish-Jugosllavisë.

1995. – NATO vuri në veprim raketat amerikane “Kruiz” kundër bazave anti-ajrore serbe në Bosnjë. Kjo me qëllim që serbët të largonin rrethimin e tyre nga Sarajeva.

1998. – Udhëheqësit e protestantëve pro-britanikë të Irlandës së Veriut dhe republikave katolike pro-irlandeze u takuan ballë për ballë midis tyre. Ky ishte takimi i parë qysh nga viti 1922.

2000. – Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e dyta lokale (pas pavarësimit) për kryetarë të komunave dhe për anëtarë të këshillave komunal në 123 komuna, përkatësisht 124 me kryetarin e dhe Këshillin e qytetit të Shkupit.

2001. – Mbahet në Sarajevë një konferencë ndërkombëtare për fëmijët, viktima të luftës. Çështjet kryesore që u trajtuan në të, qenë veçanërisht shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995).

2003. – Edward Teller, babai i bombës me hidrogjen, vdiq në Stanford (Kaliforni), si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 95-vjeç. Shkencëtari ishte nderuar me medaljen presidenciale të Lirisë, dekorata më e lartë në SHBA.

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *