Home / Lajme / Botë / Kameron: Gadafi është ‘përbindësh’ dhe bota është më e sigurt pa të

Kameron: Gadafi është ‘përbindësh’ dhe bota është më e sigurt pa të

2 shtator-Ai u drejtoi vërejtje të gjithë kritikëve vendor, duke i quajtur “gjeneralë në karrige”, për mosbesimin që ata e kanë shprehur edhe për rezervat që ende i kanë ndaj pjesëmarrjes britanike dhe efektin e forcave ushtarake, në kushte të zvogëlimit të ashpër të buxhetit ushtarak dhe tërheqje të bartësit të fundit të aeroplanëve.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron e quajti sot Moamer Gadafin “përbindësh”, pa të cilin bota është më e sigurtë. Në një intervistë për radion Bi-Bi-Si, Kameron përsëri e arsyetoi intervenimin ushtarak të forcave britanike dhe ndërkombëtare, duke insistuar se kjo është e nevojshme për t’u shpëtuar civilët libianë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra.

“Kishim të drejtë morale që të intervenojmë, për të parandaluar masakër të libianëve”, theksoi kryeministri britanik, duke menduar në kërcënimet që i ka dhënë pushteti në Tripoli në fillim të luftës qytetare libiane, pasi kryengritësit e armatosur e ndërmorën pa rezistencë të madhe Bengazin.

Ish-armata libiane që para fillimit të bombardimit të territorit libian nga ana e forcave të NATO-s, nuk tentoi që të kryej sulm në qytetin e dytë për nga madhësia të Libisë.

Kameron në intervistë tha se Armata britanike “duhet të jetë krenare me pjesëmarrjen e saj” në Libi, duke theksuar se SHBA-ja ishte “e impresionuar nga pjesëmarrja e Armatës britanike dhe të forcave të vendeve tjera britanike” në tërë operacionin në Libi.
Bashkimi Evropian i hoqi sanksionet të cilat i vendosi për 28 ndërmarrje dhe organizata nga Libia.

Bëhet fjalë, para së gjithash, për kompanitë e naftës, banka dhe gjashtë porte, është cekur sot në gazetën e shpallur zyrtare të BE-së.

Heqja e sanksioneve do të thotë se xhiro-llogaria e atyre kompanive në vendet e BE-së tashmë nuk është e bllokuar dhe se ndërmarrjet nga Unioni munden sërish të punojnë me ato firma libiane.

Madje 13 ndërmarrje të cilat tashmë nuk u nënshtrohen sanksioneve janë nga sektori i naftës. Këtu gjithashtu është aviokompania libiane “Libien arab erllajns”, si dhe një varg i bankave të mëdha libiane siç janë “bnka nacionale komerciale”, “Gumuria benk” dhe “Fërst golf libien benk”.

Në fuqi edhe më tej mbetet ndalesa për hyrje në vendet e BE-së të personaliteteve kryesore të regjimit të Moamer Gadafit

Ai u drejtoi vërejtje të gjithë kritikëve vendor, duke i quajtur “gjeneralë në karrige”, për mosbesimin që ata e kanë shprehur edhe për rezervat që ende i kanë ndaj pjesëmarrjes britanike dhe efektin e forcave ushtarake, në kushte të zvogëlimit të ashpër të buxhetit ushtarak dhe tërheqje të bartësit të fundit të aeroplanëve.

Sipas Kameron, britanikët kanë treguar se nuk janë partnerët më të dobët të SHBA-së, por se edhe më tej janë “aleatët më të fuqishëm dhe më të besueshëm” të amerikanëve.

Deklarata e re është reagim ndaj pohimit të gazetës amerikane “Nju-Jork tajms”, e cila e kritikon pafuqinë e aleatëve evropianë të SHBA-së në NATO, sepse, nuk kanë mundur kohë të gjatë ta thyejnë rezistencën e forcave të armatosura libiane

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *