Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët e PDSH-së bojkotojnë seancë e komunës

Këshilltarët e PDSH-së bojkotojnë seancë e komunës

15 shtator-Përkundër kësaj, këshilltarët e pozitës, në krye me kryetarin Irfan Emini, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të interesuar vetëm për kërkesat dhe orekset e tyre personale.
Kur bëhet fjalë për projektet e tij dhe të BDI-së në qendër të qytetit, ai së bashku me këshilltarët e tij janë shumë kooperativë, ndërsa kur në Rend Dite duhet të hyjnë kërkesat elementare të qytetarëve, ata bëjnë obstruksione shumë të ulëta.

Këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare kanë bojkotuar seancën e sotme të këshillit të komunës pasi që shumica e këshilltarëve të BDI-së nuk kanë përkrahur propozimet e tyre për miratimin e disa plane ubanistike në qytetin e Tetovës Edhe pas mbledhjes së koordinatirëve të grupeve të këshilltarëve nuk është arritur pajtueshmëri

“Të nderuar qytetarë, që nga fillimi i udhëheqjes së Komunës së Tetovës nga ana e kryetarit aktual, Prof. Dr. Sadi Bexhetit, kryetari i Këshillit dhe këshilltarët e pozitës, në veçanti ata të BDI-së, pa ndërprerë kanë bërë obstruksione në punën dhe aktivitetet reale të Këshillit të komunës së Tetovës.

Ne, me mish e me shpirt dhe me vullnet për bashkëpunim jemi përpjekur maksimalisht t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet në mënyrë që të plotësojmë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Përkundër kësaj, këshilltarët e pozitës, në krye me kryetarin Irfan Emini, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të interesuar vetëm për kërkesat dhe orekset e tyre personale.
Kur bëhet fjalë për projektet e tij dhe të BDI-së në qendër të qytetit, ai së bashku me këshilltarët e tij janë shumë kooperativë, ndërsa kur në Rend Dite duhet të hyjnë kërkesat elementare të qytetarëve, ata bëjnë obstruksione shumë të ulëta.
Ne, me sinqeritetin më të madh, dëshirojmë t’ju informojmë Juve – Qytetarë të nderuar, se e kemi të pamundur të funksionojmë në kuadër të këtij veprimi të kryetarit të Këshillit komunal.

Prej këtu e informojmë opinionin e gjerë dhe njëkohësisht edhe faktorin ndërkombëtarë se grupi i këshilltarëve të PDSH-së nuk do të marrë pjesë në punën e Këshillit përderisa vazhdohet me dëmtimin e interesave të qytetarëve në favor të interesave të ngushta partiake dhe personale. Opinioni vazhdimisht do të jetë i informuar për hapat tona të mëtejshme”, tha Vjollca Berisha, keshilltare e PDSH-se.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *