Home / Sport / Klitschko mbron titullin në WBC

Klitschko mbron titullin në WBC

Vitali Klitschko ndali Tomasz Adamekun në raundin e 10-të të përballjes së njëanshme dhe mbrojti titullin e tij të kampionit botëror në kategorinë e rëndë të versionin WBC në Poloni, të shtunën mbrëma.

Klitschko 40 vjeç dominoi ndeshjen duke e lënduar kundërshtarin e tij me një seri të goditjeve.

“Tani jam shumë më i mirë se para 10 viteve”, tha Klitschko pas fitores së tij në Wroclav.

“E di se çfarë jam në gjendje të bëjë. Nga fillimi e kam ditur se do ta mund me Knockout Adamekun herët ose vonë. E kam kontrolluar përballjen”, u shpreh ai.

Klitschko tani ka 40 knockout nga 43 fitore, dhe dy humbje. Së bashku me vëllain e tij më të ri Wladimir, ata dominojnë në kategorinë e rëndë duke mbajtur titujt në versionet IBF, WBO, WBA dhe WBC.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *