Home / Lajme / Maqedoni / Kompletohet KSHR, regjistrimi fillon nesër

Kompletohet KSHR, regjistrimi fillon nesër

30 shtator-Zgjedhja edhe e kryetarit të këtij trupi vjen pas dorëheqjes së kryetares së deritanishme Vesna Janevska, e cila u akuzua për deklarata kontradiktore gjatë procesit përgatitor të regjistrimit.

Kryetare e re e KSHR-së u zgjodh Sllobodanka Gievska, ndërsa nënkryetar Bujar Osmani. Regjistrimit i popullsisë nis nesër më 1 tetor dhe do të zgjas deri më 15 tetor.

Qeveria e Maqedonisë sonte zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Regjistrim (KSHR), pasi i konstatoi dorëheqjet e anëtarëve të deritanishëm të KSHR-së, Abdylmenaf Bexhetit, Vesna Janevskës, Marija Toshevës, Vanço Angelovski dhe Fauzi Skenderi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se Qeveria i ka emëruar anëtarët e rinj të KSHR-së, të cilët janë: Bujar Osmani, Lazar Trajçev, Zhivko Pejovski, Orce Todorovski dhe Artan Grubi.

Sipas tij, kryetare e komisionit do të jetë Slobodanka Gievska, ndërsa nënkryetar Bujar Osmani.

Zgjedhja edhe e kryetarit të këtij trupi vjen pas dorëheqjes së kryetares së deritanishme Vesna Janevska, e cila u akuzua për deklarata kontradiktore gjatë procesit përgatitor të regjistrimit.

Pas kompletimit të përbërjes së KSHR-së, regjistrimit i popullsisë do të fillojë nesër më 1 tetor dhe do të zgjas deri më 15 tetor.

Në Shkup sot kanë mbërritur mbikëqyrësit nga misioni i Eurostat, ndërsa për nesër tashmë është caktuar konferenca e parë për media e drejtoreshës të Entit dhe të përfaqësuesit zyrtar të Eurostatit i cili do ta ndjekë regjistrimin në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *