Home / Lajme / Maqedoni / Konferenca për MO-në, Fyle: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon përmes Ohrit

Konferenca për MO-në, Fyle: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon përmes Ohrit

5 shtator-“Arritëm shumë, por nuk ka hapësirë për relaksim. Ne jemi të gatshëm të fillojmë negociata me ju, por megjithatë çështja për emrin duhet patjetër të zgjidhet para se të fillojnë negociatat për aderim. Vendet-anëtare në këshill qartë treguan se ky problem nuk do të importohet në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Fyle.

Urim Hasipi

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht 10 vjetorit pas konfliktit në vitin 2001, Republika e Maqedonisë është vend më stabil dhe më demokratik i cili është gjithnjë e më afër Bashkimit Evropian dhe Aleancës së NATO-s.

Këtë sot e konstatuan pjesëmarrësit në Konferencën kombëtare kushtuar 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit me titull “Decentralizimi dhe multikulturalizmi në Maqedoni”.

Si përgjigje për parandalimin e përvojave eventuale negative, tha kryeministri Gruevski në fjalimin e tij në konferencë, mendimi shoqëror politikbotëror e promovoi multikulturalizmin. Qëllimi i tij, theksoi, është të parashohë koegzistimin e veçorive të ndryshme kulturore, ta promovojë barazinë e tyre dhe të mundësojë zhvillim të papengueshëm të potencialit kreativ.

“Gjatë këtyre ditëve kur edhe e shënojmë 20 vjetorin e pavarësisë dhe 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, është e radhës të theksojmë se Republika e Maqedonisë e pranon dhe zhvillon shoqërinë multikulturore e cila e përforcon pavarësinë tonë si shtet. Vendi në zhvillimin e multukulturalizmit shkon shumë më përpara se shumë kombe dhe shtete të tjera dhe ky është kontributi ynë në thesarin kulturor dhe politik. Marrëveshja e Ohrit po mban marrëdhënie të balancuar midis ruajtjes së parimeve të barazisë dhe pozitës qendrore të qytetarit nga njëra anë dhe promovimit të të drejtave kulturore dhe politike të bashkësive etnike nga ana tjetër”, tha Gruevski.

Nëse më pyesni nëse është zgjedhur rruga e drejtë që të vihet deri te ajo përmes destabilizimit, konfliktit të armatosur dhe viktimat në njerëz, theksoi kryeministri, përgjigjja ime është jo.

“Nëse pati tentim serioz që të shmanget konflikti përmes hapjes së dialogut publik në Parlament me parashtresa konkrete apo propozime të dorëzuara deri te deputetët, jo. Nuk pati as tentim. Jam i bindur thellë se deri te përgjigjja e njëjtë apo e ngjashme mund të vijë përmes dialogut demokratik dhe debatit në Kuvend, nëse është iniciuar në mënyrë përkatëse. Nëse Marrëveshja e Ohrit duhet të realizohet dhe nëse ka dobi nga zbatimi i tij, përgjigjja është po. Pasojat nga rruga e cila u zgjodh është të vihet deri te përgjigjja, krahas viktimave në njerëz, janë shkaku që qytetarët e Maqedonisë sot të mos jenë shumë në disponim për ta festuar marrëveshjen, edhe pse e respektojnë”, shtoi Gruevski.

Ai theksoi se decentralizimi si aspekt i veçantë i marrëveshjes është edhe një hap kualitativ dhe platformë për zgjidhjen e nevojave të drejtpërdrejta të qytetarit dhe se në këtë drejtim Qeveria krijon masa me të cilat e përforcojnë konkurrencën e komunave. Theksoi se me rëndësi të veçantë është të zbatohet edhe parimi i Badenterit në vendimmarrje në nivel të vetëqeverisjes lokale dhe në këtë mënyrë bashkësitë të cilat janë pakicë në komunë, ndërsa shumicë në nivel të shtetit t’i sigurojnë të drejtat e tyre.

“Me rëndësi të veçantë është të mundësohet kthimi i personave të zhvendosur, në pajtim me dispozitat nga marrëveshja dhe të sigurohet respektim konsekuent i ligjeve kombëtare në nivel të vetëqeverisjes lokale. Në Republikën e Maqedonisë sot ndajmë shumë vlera. Ato na bashkojnë ne dhe paraqesin partneritet të fuqishëm për progresivitet. Modeli ynë i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektimit të maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, vllahëve, boshnjakëve, të krishterëve, myslimanëve dhe ateistëve na jep përparësi të fuqishme komparative me të cilën mund të konkurrojmë në arritjet civilizuese”, tha kryeministri.

Në konferencë fjalim pati edhe eurokomiseri për zgjerim Shtefan Fyle i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Tha se ngjarja e sotme e tregon respektimin e gjerë të Marrëveshjes së Ohrit dhe se sot festohet paqja dhe fitorja e tolerancës mbi konfliktin.

“Historia është plot me shembuj për atë që jotoleranca shndërrohet në luftë. Me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit vendi juaj shmangi luftë qytetare. Me arritjen e kompromisit liderët tuaj siguruan që paqja t’i sigurojë vendit të zhvillohet dhe në fund Marrëveshja e Ohrit ju mundësoi të bëheni kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO dhe ju uroj për këtë”, tha Fyle.

Gjatë këtij procesi, theksoi, Komisioni Evropian ishte në anën tuaj përmes mbështetjes politike dhe sigurimit të 100 milionë eurove për financimin e projekteve në kuadër të marrëveshjes.

“Tani të shohim përpara drejt 10 viteve të ardhshme. Çka do të bëheni ju dhe çka do t’ju ofroni qytetarëve tuaj. Si do të jetë ekonomia juaj. Aktivitetet e juaja do të vendosin se çfarë të ardhme do të ketë vendi juaj. Në këto 10 vjet, Marrëveshja e Ohrit solli reforma konkrete, por megjithatë mbeten sfida të rëndësishme. Decentralizimi duhet të sigurojë zhvillim rajonal të baraspeshuar, pasi që të gjithë qytetarëve u nevojiten mundësi”, shtoi Fyle.

Lidhjet e mira ndëretnike, theksoi, janë marketingu më i mirë për vendin tuaj. Tani është koha, tha Fyle, që Qeveria ta parashtrojë vizionin e saj siç vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes, ndërsa nuk duhet aspak të thuhet, potencoi, se ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në këtë proces.

“Arritëm shumë, por nuk ka hapësirë për relaksim. Ne jemi të gatshëm të fillojmë negociata me ju, por megjithatë çështja për emrin duhet patjetër të zgjidhet para se të fillojnë negociatat për aderim. Vendet-anëtare në këshill qartë treguan se ky problem nuk do të importohet në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Fyle.

Sipas Musa Xhaferit, zëvendëskryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, demokracia e sistemit dhe decentralizimit mbeten prioritet për ardhmërinë e vendit.

“Procesi i decentralizimit ishte dhe mbetet i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë me qëllim të përmirësimit të tërë cilësisë së jetesës. Qëllimi kryesor është që të gjithë palët e involvuar të marrin përgjegjësi në këtë procesi me qëllim të përmirësimit të ardhmërisë së vendit”, shtoi Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *