Home / Lajme / Maqedoni / Kralev bëri thirrje që të ketë mirëkuptim për shkaqet për shkurtimin e mësimit

Kralev bëri thirrje që të ketë mirëkuptim për shkaqet për shkurtimin e mësimit

13 shtator-“Kjo nuk është diçka e planifikuar ose diçka që e zbatojmë me forcë. Këto janë kushte të jashtëzakonshme. Duhet të kenë mirëkuptim edhe punëdhënësit e prindërve, duhet të kenë mirëkuptim edhe prindërit për shkak se qëllimi ynë është që t’i mbrojmë fëmijët dhe për këtë e vendosëm këtë masë”, deklaroi Kralev pas konferencës rektoriale në UCM-në.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe asaj të Shëndetësisë që mësimi deri të enjten të jetë me orar të shkurtuar për shkak të valës së ngrohtë, sot la shumë fëmijë nga klasat më të ulëta të pakujdesur. Ministri Pançe Kralev apeloi deri te të gjitha palët e prekura, deri te prindërit dhe punëdhënësit e tyre të kenë mirëkuptim se bëhet fjalë për kushte të jashtëzakonshme.

“Kjo nuk është diçka e planifikuar ose diçka që e zbatojmë me forcë. Këto janë kushte të jashtëzakonshme. Duhet të kenë mirëkuptim edhe punëdhënësit e prindërve, duhet të kenë mirëkuptim edhe prindërit për shkak se qëllimi ynë është që t’i mbrojmë fëmijët dhe për këtë e vendosëm këtë masë”, deklaroi Kralev pas konferencës rektoriale në UCM-në.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës konsideron se në klasat është e dëshirueshme të ketë kondicionerë, por nuk precizoi nëse MASH-i miraton iniciativë të prindërve, të cilët vendosin që vetë të investojnë në kondicionerin e hapësirës, ku mësojnë fëmijët e tyre.

“Përgjegjësia për kushtet me të cilat disponon një shkollë i takon drejtorit. Nuk bëhet fjalë nëse ne e lejojmë ose nuk e lejojmë një gjë të tillë. Por, nga apekti i nevojës dakordohem se duhet, duke pasur parasysh temperaturat me të cilat ballafaqohemi këto ditë, kushtet me kondicioner janë të domosdoshme. Si Ministri dhe Qeveri së bashku me komunat duhet të mendojmë si në periudhën e ardhshme këtë ta zbatojmë dhe sa mjete mund të ndajmë për këtë qëllim. Klimatizimi në klasat nuk do të thotë vetëm vullnet, por ai duhet edhe në mënyrë teknike të zbatohet, e mos të flasim se duhet të ndahen edhe mjete adekuate financiare”, tha Kralev.

Në pyetjen nëse konsideron se dhe në këtë rast klasat i shfrytëzojnë prindërit për t’i përmirësuar kushtet për mësim, ministri u përgjigj se nuk mund të locohet përgjegjësia në përgjithësi, për shkak se ajo mund të jetë tek drejtori, kryetari i komunës ose në MASH.

“Përderisa bëhet fjalë për shfrytëzim të prindërve në kundërshtim me ligjet, gjithsesi është e palejueshme”, shtoi Kralev

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *