Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri turk Erdogan për vizitë në Tetovë

Kryeministri turk Erdogan për vizitë në Tetovë

29 shtator-“Ju lus që edhe më tej të jeni të bashkuar dhe të mos ndaheni për shkak se ne ndajmë vlera të përbashkëta civilizuese. Unë nuk i dua turqit se janë turq ose shqiptarët se janë shqiptarë, maqedonasit se janë maqedonas, por për shkak se të gjithë njerëzit i ka krijuar një Zot” i porositi Erdogani tetovarët

Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot në suaza të vizitës në Tetovë, mori pjesë në faljen e namazit të së premtes në Xhaminë e Larme, pas çfarë iu drejtua të pranishmive.

Duke potencuar se për herë të dytë është në Tetovë, para vizitës së tij para 11 viteve menjëherë pas mbajtjes së dënimit me burg, Erdogani informoi se pas vizitës në këtë qytet e kanë formuar Partinë e Drejtësisë dhe Pogresit.

“Në vitin 2002 e fituam pushtetin dhe ju porosis se në vitin 2023 kur do të shënohen 100 vjet nga formimi i Republikës së Turqisë ne do të jemi në dhjetëshin e parë të vendeve më të zhvilluara ekonomike në botë. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, tha kryeministri turk.

Ai theksoi se bisedimet e djeshme me kreun shtetëror të Maqedonië, me kryeministrin Nikolla Gruevskin, me presidentin Gjorge Ivanov dhe të tjerët kanë kaluar në një atmosferë dhe dialog miqësor.

“Ju lus që edhe më tej të jeni të bashkuar dhe të mos ndaheni për shkak se ne ndajmë vlera të përbashkëta civilizuese. Unë nuk i dua turqit se janë turq ose shqiptarët se janë shqiptarë, maqedonasit se janë maqedonas, por për shkak se të gjithë njerëzit i ka krijuar një Zot” i porositi Erdogani tetovarët.

Ai bashkë me një numër të madh të ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të komunave, si dhe ish kampionin e reprezentacionit futbollistik turk Hakan Shukur dhe kreyebashkiakun e Stambollit Kadir Topbash, në mënyrë solemne e lëshuan në përdorim ndërtesën pranuese të Myftinisë së Tetovës të BFI-së.

Kryeministri Erdogan i vizitoi edhe Teqen Arabati Baba. Nga Tetova, kryeministri turk u nis për në Gostivar, ndërsa qëndrimin dyditor në Maqedoni do ta rrumbullaksojë me vizitën në Ohër

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *