Home / Lajme / Maqedoni / Kush janë grabitësit e 26 bankave në Austri

Kush janë grabitësit e 26 bankave në Austri

2 shtator-Dy të rinjtë u arrestuan në një operacion të policisë së Austrisë, të bashkërenduar edhe me policinë e Maqedonisë. Ata kanë nisur grabitjen e bankave nga prilli i vitit 2004 e deri në janar të këtij viti, duke lehtësuar rreth 26 banka. Gjatë tërë grabitjeve të tyre, 24 që janë kryer në Vjenë dhe dy në Grac asnjëherë nuk ka pasur persona të lënduar.

Vullnet Hamzai dhe Nuri Neshati nga fshati Trebosh i Tetovës, të njohur si pjesëtar të grupit “Money Maker” janë grabitësit e 26 bankave në Austri. Sipas mediave austriake, dy të rinjt Hamzai 34 vjeç dhe Neshati, 33 vjeç janë në qendër vëmendjes së opinionit austriak.

Dy të rinjtë u arrestuan në një operacion të policisë së Austrisë, të bashkërenduar edhe me policinë e Maqedonisë. Ata kanë nisur grabitjen e bankave nga prilli i vitit 2004 e deri në janar të këtij viti, duke lehtësuar rreth 26 banka. Gjatë tërë grabitjeve të tyre, 24 që janë kryer në Vjenë dhe dy në Grac asnjëherë nuk ka pasur persona të lënduar.

Neshati u arrestua në shkurt të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, dhe pas 10 ditëve ai ishte ekstraduar në Austri. Ai gjatë shtatë viteve të fundit kishte ndërruar disa identitete për t`iu shmangur policisë. Hamzai, i cili dyshohet si organizator i grabitjeve dhe grupit u arrestua para dy viteve dhe tanimë është i dënuar me 9 vite burg për grabitjen e tre bankave. Në këtë operacion janë ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të Maqedonisë dhe një shtetas sllovak.

Zbulimi i identitetit të tij është bërë edhe me ndihmën e policisë së Maqedonisë, pasi që i dyshuari po qëndronte në Gjermani me një identitet të rrejshëm si Qamil Ismaili nga Tetova. Nga hetimet u konstatua se grabitësit paratë i harxhonin nëpër bordele, klube pokeri dhe lojra fatesh si dhe për konsumimin e drogës. Policia bëri të ditur se dy të rinj ishin shokë të vjetër të shkollës së fshatit dhe se tërë kohën e kishin kaluar jashtë vendit. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *