Home / Sport / Kuzhe, Cana, Bogdani: Fitore ndaj Francës

Kuzhe, Cana, Bogdani: Fitore ndaj Francës

Tiranë – Djemtë e Laurent Blanc kanë arritur në Tiranë për t’u përballur me Shqipërinë e trajnerit Josip Kuzhe.

Franca kërkon tre pikë të reja për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Euro 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, në vitin e ardhshëm.

Ish-kapiteni i Marseille, Lorik Cana, thotë se Shqipëria është e gatshme për Francën dhe me çdo kusht kërkon pikë në këtë takim. Gjithashtu të njëjtën gjë e kërkon edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares, Erion Bogdani dhe trajneri Josip Kuzhe.

Franca përballet me një dhimbje koke në përzgjedhje, sidomos në mbrojtje. Ylli i PSG-së, Mamadou Sakho, është i lënduar, ndërsa Koscielny i Arsenalit ka marrë një tendosje dhe është i dyshimtë për të filluar. Në anën tjetër, Adil Rami është i pezulluar për Shqipërinë. Eric Abidal, i Barcelonës dhe Younes Kaboul, i Tottenham, pritet të jenë startues për Francën.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Ujkani, Vangjeli, Lila, Curri, Dalku, Bulku, Cana, Lala, Hyka, Bogdani, Kapllani.

Formacioni i mundshëm i Francës: Loris, Sagna, Abidal, Kaboul, Evra, M’Vila, Nasri, Malouda, Martin, Ribery, Benzema.

Shqipëria në pesë ndeshjet e fundit, tre miqësore dhe dy kualifikime i ka përfunduar me ketë rezultat: Shqipëri 3 – 2 Montenegro, Argjentinë 4 – 0 Shqipëri, Bosnjë 2 – 0 Shqipëri, Shqipëri 1 – 0 Bjellorusi dhe Shqipëri 1 – 2 Slloveni.

Franca në pesë ndeshjet e fundit, katër miqësore dhe një për kualifikime, i ka përfunduar me këto rezultate: Francë 1 – 1 Kili, Poloni 0 – 1 Francë, Ukrainë 1 – 4 Francë, Bjellorusi 1 – 1 Francë, Francë 0 – 0 Kroaci.

Lorik Cana

Tifozët francezë e njohin të gjithë Lorik Canën, pasi mesfushori shqiptar ishte dhe kapiten i Marseille. Një mesfushor i vështirë, i cili duhet të mbahet me kujdes, Cana, tani është në Lazio dhe pritet të luajë një rol të madh në takimin e së premtes. Ky ka qenë lojtari më i mirë i kombit kohëve të fundit.

Samir Nasri

Nasri mund të ketë pasur një javë të vështirë, pasi u diskutua shumë rreth transferimit të tij në Man City, por 24-vjeçari tregoi flakët e shkëlqimit të tij në fitoren 5-1 kundër Tottenhamit në fundjavë. Pritet për të luajtur dhe për të krijuar shanse për Benzeman në Tiranë, të premten në mbrëmje. Shqiptarët do të duhet të jenë të kujdesshëm nga fleksibiliteti i tij dhe aftësia fantastike e driblimit.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *