Home / Lajme / Maqedoni / Lëshohet në përdorim autostrada Tabanoc – Kumanovë

Lëshohet në përdorim autostrada Tabanoc – Kumanovë

8 shtator-Pas përfundimit të autostradës Tabanoc – Kumanovë, pjesë e autostradës së Maqedonisë nga Korridori 10 duhet të kompletohet edhe me rrugën Demir Kapi – Smokvicë në gjatësi prej 28,2 kilometra për nëdrtimin e të cilit Qeveria siguroi 270 milionë euro nga BERZH-i, Banka Investuese Evropiane dhe BE-ja. Ndërtimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe është paraparë të zgjasë pesë deri gjatë vite.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski sot me rastin e Ditës së pavarësisë, në shoqërinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski e lëshoi në përdorim autostradën Tabanoc – Kumanovë e gjatë 7,6 kilometra.

Rruga, e cila është pjesë e Korridorit 10, u ndërtua gjatë katër viteve të fundit. Vlera e përgjithshme e projektit, , paraqet 15,5 milionë euro, ndërsa të cilin e zbatoi Agjencia për rrugë shtetërore në bashkëpunim me Bankën Botërore.

“Bëhet fjalë për arterie të rëndësishme infrastrukturore në vendin tonë – autostradë e cila na lidhë me veriun dhe Evropën nga njëra anë, gjegjësisht me jugun dhe për ekonominë e Maqedonisë porti i Selanikut nga ana tjetër. Kjo nuk është vetëm asfalt, ky është investim i cili do ta përmirësojë pozitën e saj gjeostrategjike të Maqedonisë dhe atraktivitetin e saj për investim”, theksoi Stavreski në fjalimin para lëshimit të rrugës.

Rrugët lidhin dhe zhvillojnë, ndërsa Maqedonia, theksoi zëvendëskryeministri, përfundimisht e gjeti rrugën e saj të vërtetë përmes të cilës do të sigurojë zhvillim të fuqishëm ekonomik, kushte më të mira dhe standar jetësor për qytetarët e vet.

Në periudhën e ardhshme Qeveria do të angazhohet për fillim të ndërtimit të rrugës së fundit nga Korridori 10, Demir Kapi – Smokvicë.

Siç informoi ministri Janakieski, tenderi është shpallur më 30 gusht të këtij viti, ndërsa në maj pritet të fillojnë punët ndërtimore.

“Prioritet mbeten edhe punët rreth përmirësimit të rrjetit rrugor rajonal dhe lokal”, theksoi janakieski.

Drejtoresha e Agjencisë për rrugë shtetërore Natasha Vallkanovska tha se është krenari të jesh shtetas i Maqedonisë në kohë përparimi, në periudhë kur ndërtohet dhe krijohet, kur realizohen projekte kapitale.

Pas përfundimit të autostradës Tabanoc – Kumanovë, pjesë e autostradës së Maqedonisë nga Korridori 10 duhet të kompletohet edhe me rrugën Demir Kapi – Smokvicë në gjatësi prej 28,2 kilometra për nëdrtimin e të cilit Qeveria siguroi 270 milionë euro nga BERZH-i, Banka Investuese Evropiane dhe BE-ja. Ndërtimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe është paraparë të zgjasë pesë deri gjatë vite.

Në Maqedoni gjatë pesë viteve të fundit si investime të drejtpërdrejta të huaja kanë hyrë 1,8 miliardë euro që është dyfish më shumë se investimet e huaja gjatë 10 viteve paraprake. Investimet e drejtpërdrejta të huaja, siç nënvizoi zëvendëskryeministri dhe ministër Stavreski, nuk do të htonë vetëm hyrje e kapitalit të freskët, por edhe hapje e vendeve të reja të punës, si dhe transmetim të diturive dhe përvojave. “Në këtë mënyrë edhe prodhimi i Maqedonisë bëhet më cilësor dhe më konkurrent për eksport. Falë investimit konstant në ndërtimin dhe modernizimin e investitorëve të reja të cilët në Maqedoni do të ndërtojnë fabrika dhe do të hapin vende të reja pune”, tha Stavreski

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *