Home / Lajme / Rajon / Limaj mbetet deputet

Limaj mbetet deputet

24 shtator-“Për këtë (mandatin) vendos kuvendi. Ai (Limaj) është deputet derisa t’ia heqë kuvendi mandatin, nëse ia heq. Edhe nëse mungon gjashtë muaj në seanca dhe në trupa të tjerë punues të kuvendit. Limaj vazhdon të jetë deputet, e kërkesë nuk ka as nga kryetari i kuvendit dhe as nga prokuroria për të proceduar mandatin e tij”, thotë Zemaj

Ndonëse nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, për një muaj do të jetë në arrest shtëpiak, ai do të vazhdojë të mbesë deputet i Kuvendi të Kosovës derisa kolegët e tij t’ia marrin mandatin.

Përveç deputetëve të cilët mund ta “zhveshin” Limajn nga të qenit ligjvënës, ish-ministri i Transporteve mund të humbasë këtë pozitë edhe nëse mungon në kuvend dhe në komisionet parlamentare për gjashtë muaj rresht.

Kryetari i Nënkomisionit për Mandate, Imunitet dhe Rregullore të Punës, Armend Zemaj thotë se derisa nuk ekziston një kërkesë e iniciuar nga kryeprokurori i Shtetit për t’ia marrë mandatin deputetit Fatmir Limaj, ai vazhdon të mbesë në këtë pozitë.

“Për këtë (mandatin) vendos kuvendi. Ai (Limaj) është deputet derisa t’ia heqë kuvendi mandatin, nëse ia heq. Edhe nëse mungon gjashtë muaj në seanca dhe në trupa të tjerë punues të kuvendit. Limaj vazhdon të jetë deputet, e kërkesë nuk ka as nga kryetari i kuvendit dhe as nga prokuroria për të proceduar mandatin e tij”, thotë Zemaj.

Sipas tij, edhe nëse një deputet burgoset, kjo nuk nënkupton se ai e ka humbur mandatin, meqenëse, të qenit ose jo ligjvënës vendoset nga vullneti i deputetëve, të cilët mund t’i marrin ose jo mandatin kolegut të tyre.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se anëtari i kësaj partie, Limaj, vazhdon të mbesë deputet derisa Kuvendi t’ia marrë atij mandatin. Në rast se Limaj e humb mandatin, atëherë ai do të zëvendësohet nga Bahri Hyseni

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *