Home / Lajme / Botë / Mahmud Xhibril: Për 10 ditë në Libi do të formohet qeveri e re e përkohshme

Mahmud Xhibril: Për 10 ditë në Libi do të formohet qeveri e re e përkohshme

12 shtator-Qeveria e re do të formohet menjëherë pas çlirimit të plotë të Libisë, nënvizoi Xhibril. Ai shprehu kënaqësi nga fakti se “Tripoli është marrë praktikisht pa u derdhur gjak

Këshilli Kalimtar kombëtar (KKK) në Libi do të formojë qeveri të përkohshme më së voni për dhjetë ditë, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar kryetarit të Komitetit ekzekutiv të KKK-së, Mahmud Xhibril.

“Qeveria e re e përkohshme do të formohet për një javë ose më së voni për dhjetë ditë”, nënvizoi Xhibril në pres-konferencën në Tripoli.

“Qeveria e re do të përfshijë përfaqësues të të gjitha rajoneve në vend”, theksoi Xhibril. “Njëra nga detyrat e saj do të jetë që ta lirojë tërë territorin e vendit”, shtoi ai.

Sipas mediave franceze, ai i ka parasysh përleshjet që po zgjasin në skaj të Bani al Valid, në 170 kilometra në juglindje të kryeqytetit, dhe në skaj të Sirtit, në 360 kilometra në lindje të Tripolit.

Qeveria e re do të formohet menjëherë pas çlirimit të plotë të Libisë, nënvizoi Xhibril. Ai shprehu kënaqësi nga fakti se “Tripoli është marrë praktikisht pa u derdhur gjak”.

Xhibril theksoi se marrja e naftës në pjesën perëndimore të vendit do të rikuperohet në një të ardhme të afërt. Sipas tij, Libia që nga dje ka filluar të merr naftë, pa precizuar nga cili vendzbulim.

Njëri nga djemtë e ish-liderit libian Moamer Gadafi, Sadi Gadafi, dje ka hyrë në Niger, kumtoi zëdhënësi i qeverisë në këtë vend.

“Sot patrulla e forcave të armatosura të Nigerit takoi një kolonë në të cilën gjendej njëri nga djemtë e Gadafit”, deklaroi dje Maru Amadu.

Amadu, zëdhënës i qeverisë dhe ministër i drejtësisë së Nigerit, konfirmoi se bëhet fjalë për Sadi Gadafin, ish-futbollist, transmetojnë agjencitë perëndimore.

Sadi (38), i treti nga shtatë djemtë e Gadafit, është i njohur si plejboj, ndërsa në vitin 2004 e ka lëshuar karrierën e futbollistit për t’iu përfshirë ushtrisë, në të cilën komandonte me njësinë e elitës.

Disa grupe të funksionarëve të regjimit të Gadafit në ditët e fundit kanë ikur në Niger, por autoritetet e këtij vendi pohojnë se vetë Gadafi nuk gjendet në territorin e tyre.

Në Tripoli është arrestuar Buzaid Dorda, shef i zbulimit të jashtëm të Moamer Gadafit, transmetuan mediat britanike.

Ai do t’i dorëzohet Këshillit Kalimtar Kombëtar.

Ekipet e gazetarëve e vizituan shtëpinë në Zenata, rajon i Tripolit, ku Dorda është mbajtur nga luftëtarët e rezidencës kundër Gadafit, të cilët quhen Brigada të martirit Abdelati Gadur. Shtëpia është ruajtur nga 20 persona në uniforma luftarake, të armatosur me automatë.

Dorda, i cili është ish-kryeministër libian, gjendet në presion të libianëve të cilëve KB-ja në muajin shkurt u ndaloi të udhëtojnë jashtë vendit dhe është njëri nga përfaqësuesit më të kërkuar të regjimit të rrëzuar, theksojnë mediat britanike

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *