Home / Sport / Maqedonia akomodohet në Moskë

Maqedonia akomodohet në Moskë

Përfaqësuesja e Maqedonisë të mërkurën udhëtoi drejt Moskës,ku të premten do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 kundër Rusisë. Seleksionuesi Toshak para nisjes është shprehur i kënaqur me futbollistët, deri sa nga lojtarët e grumbulluar 19-të udhëtuan drejt Moskës, ndërsa në Shkup mbetën katër futbollistë të cilët do t’i bashkohen grupit për sfidën e ardhshme me Andorën.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë prej të mërkurën në Moskë ka vazhduar përgatitjet para ndeshjes eliminatorë për Euro 2012 kundër Rusisë, e cila do të zhvillohet më 2 shtator në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë, me fillim në orën 18:00. ‘E dijmë se kualifikimet për Kampionatin Evropian janë të humbura, mirëpo unë e dij mirë çdo don të thotë kur luan përfaqësuesja kombëtare. Për këtë qëllim ne fokusohemi maksimalisht fokusohemi të fitojmë sa më shumë pikë deri në fund të këtyre eliminatoreve, ndërsa renditjen përfundimtare do ta analizojmë pas fundit të kualifikimeve. Sa i përket ndeshjes me Rusinë, aspak nuk më intereson rezultati me të cilin do të dalim në Moskë’, është shprehur Toshak, para nisjes për në Rusi. ‘Sigurisht se është e vështirë që të kesh pasqyrë të vërtetë pas vetëm disa stërvitjeve, mirëpo dalëngadalë njoftohem me realitetin. Është e qartë se të gjithë futbollistët e grumbulluar duan të tregojnë veten para trajnerit të ri dhe nga angazhimi i tyre me të vërtetë jam shumë i kënaqur. Problem më shkakton fakti se futbollistët më vijnë në gurpe dhe thuajse në Moskë kemi arritur të kemi një stërvitje të vërtetë dhe të kompletuar. Pjesë e futbollistëve janë të lodhur nga paraqitjet, rruga e gjatë dhe ne këtë e kemi parasysh. Ajo që më befason pozitivisht, është se për herë të parë prej kur punoj si seleksionues, më ndodh që të gjithë futbollistët e thirur, të paraqiten në grumbullim. Nga përshtypjet e para që kam, mendoj se mund të komponojmë skuadër të mirë për ndeshjen me Rusinë. Bazohem para se gjithash në informata nga ndeshjet paraprake, për shkak se seancat stërvitore janë një gjë, kurse ndeshjet krejtësisht tjetër gjë, kështu që në këët mënyrë fitohet përshtypja e përgjithshme’, sqaroi Toshak. Për në Moskë udhëtuan 19-të futbollistë, prej të cilëve pesë shqiptar. Nga lista e parë, bien katër futbollistë, (Tasevski, Grozdanovski, Lazarevski dhe Huseini), të cilët kombëtares do t’i bashkohen përsëri për ndeshjen me Andorën. Për ekipin e parë kundër Rusisë do të konkurojnë:Paçovski, Bogatinov, I.Mitreski, Shikov, Popov, Petrov, Mojsov, Georgievski, Novevski, Demiri, Muharem, Shumulikoski, Hasani, Pandev, Ibraimi, Triçkovski, Ivanovski, Trajkovski dhe Fazli.
Ndeshja Rusi-Maqedoni do të zhvillohet të premten më 2 shtator, në stadiumin ‘Luzhniki’ të Moskës me fillim në orën 18:00, sipas kohës tonë lokale.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *