Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia feston 20 vite pavarësi , diskriminohen shqiptarët

Maqedonia feston 20 vite pavarësi , diskriminohen shqiptarët

8 shtator-Fyese është për secilin artist shqiptarë që nuk merr pjesë. Nëse organizatori nuk ka llogaritur që të merr pjesë ndonjë artist shqiptarë aty, atëherë mos të llogarisin edhe pjesëmarrjen e popullit shqiptarë në atë tubim që do të mbahet. Në fakt këtu po përzihen shumë punë se ende nuk po mirëpritet, nuk po ndjehet se kultura është e barabartë, duhet të jetë luftë mes popujve faktikisht siç i kanë thënë edhe prijësi i bashkëkombësve tanë, por në këtë moment unë po e ndjej se ky manifestim do të jetë një kulturor, njëkombëtar dhe nuk ka asnjë beleg që është shtetëror” , tha Blerim Grubi,violinist

Promovimi i disa figurave dhe monumenteve të projektit Shkupi 2014 me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë por edhe anashkalimi i artistëve shqiptarë në koncertin e organizuar me këtë rast flet për mungesë së vullnetit nga autoritet e vendit për të tejkaluar konceptin e shtetit monoetnik. Edhe koncerti promovues për shënimin e jubileut të pavarësisë i anashkaloi sërish këngëtarët shqiptarë.Me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, skena në shesh do të mbushet me 90 këngëtarë, por asnjë prej tyre nuk do të jetë shqiptar. Autoritetet përgjegjëse për këtë eveniment nuk denjuan që në listën e këngëtarëve të vendosin edhe shqiptarë, ashtu siç i përket çdo komuniteti pavarësia e këtij shteti.Lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë në Sheshin Maqedonia u bë e ditur që dje, por fatkeqësisht në këtë listë nuk u gjet asnjë emër shqiptarë. ”Fyese është për secilin artist shqiptarë që nuk merr pjesë. Nëse organizatori nuk ka llogaritur që të merr pjesë ndonjë artist shqiptarë aty, atëherë mos të llogarisin edhe pjesëmarrjen e popullit shqiptarë në atë tubim që do të mbahet. Në fakt këtu po përzihen shumë punë se ende nuk po mirëpritet, nuk po ndjehet se kultura është e barabartë, duhet të jetë luftë mes popujve faktikisht siç i kanë thënë edhe prijësi i bashkëkombësve tanë, por në këtë moment unë po e ndjej se ky manifestim do të jetë një kulturor, njëkombëtar dhe nuk ka asnjë beleg që është shtetëror” , tha Blerim Grubi,violinist.” Unë kam lindur këtu, punojë këtu, tatim-pagues jam i këtij shteti, besoj se edhe gjithë shqiptarët që jemi këtu, çfarë të them se kjo është marri që ky shtet multietnik po shndërrohet se është një farsë edhe që nuk është realitet faktikisht. Këto gjëra janë gjëra shumë të poshtra dhe mesazhi do të kishte qenë se duhet bojkotuar çdo gjë nga ana e shqiptarëve pasi kjo festë është e gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm e palës maqedonase” , tha Mustafa Imeri, këngëtar. Artistët e estradës shqiptare në Maqedoni thonë se anashkalimi i tyre nga datat dhe festat e rëndësishme në vend tani më është bërë sistematike pasi ata rrallë herë marrin ftesa për t’u bërë pjesë e ndonjë koncerti, e me këtë rast demonstrimin e idesë së Maqedonia është shtet multietnik dhe multikulturor.

Republika e Maqedonisë sot shënon 20-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

Shteti u pavarësua moneetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 168 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 132 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Gjatë 20 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë probemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike – përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.

Ditëlindjen e 20-të të pavarësisë Maqedonia e kalon në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“20 vite shtetësi – 20 vite Maqedoni e pavarur – së bashku nën një diell”

Dy dekada që nga shpallja e pavarësisë sot do të shënohen me festim qendror në Shkup, nën moton “20 vite shtetësi – 20 vite Maqededoni e pavarur – së bashku nën një diell”.

Programi ka dimension kosmopolit dhe midion që t’i bashkojë qytetarët, pa dallim të cilës do përkatësi. Do ta ilustrojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe do t’i prezantojë karakteristikat nacionale dhe kapacitetet artistike të shtetit.

Festimi do të fillojë në orën 18 para Parlamentit, ku kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski do t’ia dorëzojë Deklaratën e pavarësisë së vitit 1991 Gardës së RM-së. Me defile soolemne nëpër portën “Maqedonia” dhe Urën e Gurit, Deklarata do të sillet në Muzeun e ri të luftës së Maqedonisë, ku do të futet në orën 19:30 nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Të parët në portën “Maqedonia” do të kalojnë njëmijë fëmijë, që do ta simbolizojë të ardhmen e shtetit.

Me oratorium teatror “Mosbindje” para muzeut do të ilustrohen skena nga e kaluara në interpretim të aktorëve nga të gjitha teatrot e Maqedonisë, ndërsa Armata me çitje të nderit do t’u shprehë respeekt të gjithë heronjve të vdekur. Afër përmendoreve në sheshin “Maqedonia” do të qëndrojnë aktorë në kostume adekuate nga periudha në të cilën kanë jetuar personalitetet historike (nga Justiniani i parë deri te Metodija Anonov Çento).

Në skenën 40-metërshe në shesh do të jetë kulminacioni i festimit – spektakli muzikor-skenik “Makedonium” në të cilin do të marrin pjesë mbi 300 artistë. pas fjalimit ë kryeministrit Nikolla gruevski, në shesh do të lëshohet shatërvani grandioz me përmenoren “Ushtari mbi kalë”. Do të interpretohet kënga solemne “Maqedonia” nga rreth 20 yje të estradës së bashku me Korin e OBM-së, Filarmoninë e Maqedonisë dhe “Tanec”, të cilët do të jenë në skenë. Festimi do të rrumbullakësohet me hepening të madh muzikor ku do të interpretojnë rreth 90 këngëtarë apo bende të muzikës argëtuese dhe popullore, që lanë gjurmë në historinë muzikore gjatë 20 viteve të fundit.

Ekipi kreativ kryesohet nga regjisori Dejan Projkovski, i cili në konferencë për shtyp theksoi se programi ka disa pjesë dhe është i konceptuar sipas mendimeve kosmopolite të Goce Dellçevit (Unë e kuptoj botën si fushë për garë kulturore ndërmjet popujve) dhe Koço Racinit (Nëse shtëpi nuk do të bëja, shtëpi e imja më është e tërë bota vëllazërore). Ideja kryesore ishte që të pasqyrohet potenciali muzikor i Maqedonisë. përgatitjet për festimin kanë përfunduar. Dje u mbajt edhe prova e përgjithshme për ç’arsye një pjesë e qendrës së Shkupit pasdite ishte e mbyllur disa orë për komunikacion.

Nga 83 komuna do të ketë transport mee autobusë deri në Shkup për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në solem,nitetitn qendror.

Festimi i 8 Shtatorit dp të fillojë me vendosjen e luleve në varret e kryeministrit të parë Nikolla Kljusev dhe të presidentit Boris Trajkovski në Alenë e kolosëve në Butel. Në kuadër të shënimit do të lëshohet aksi rrugor Kumanovë – Tabanoc. Në ASHAM do të promovoht edicioni “130 kapituj të letërsisë maqedonase”, përkthyer në gjuhën angleze. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski do të ektë takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për zbatimin e Referendumit në vitin 1991, me të cilin u shpall pavarësia e Republikës së Maqedonisë.

Dy dekada të shtetësisë shënohen edhe me ngjarje dhe aktivitete të tjera të cilat ddo të zgjasin deri në fund të muajit. Kuvendi sot do të mbajë mbledhje solemne, kryeministri Gruevski do të ketë takim me kryetarët e mëparshëm të Qeverisë së RM-së, ndërsa në Akadmeinë solmne në OBM sonte do të flasë presidenti Gjorge Ivanov. për ditëlindjen jubilare shteti fitoi aeroport modern, ndërsa kryeqyteti autobusë të rinj për transport publik

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *