Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia feston 20 vjet pavarësi .Shqiptarët nuk festojnë.

Maqedonia feston 20 vjet pavarësi .Shqiptarët nuk festojnë.

7 shtator-Lideri i BDK-së Hysni Shaqiri, megjithse i ftuar në cilësinë e ish nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nuk do të merr pjesë në këto manifestime

Republika e Maqedonisë nesër shënon 20-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 168 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 132 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Gjatë 20 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë probemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike – përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.

Ditëlindjen e 20-të të pavarësisë Maqedonia e kalon në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“20 vite pavarësi – 20 vite Maqededoni e pavarur – së bashku nën një diell”

Dy dekada nga shpalla e pavarësisë do të shënohen me festim qendror në Shkup, me moton “20 vite pavarësi – 20 vite Maqededoni e pavarur – së bashku nën një diell”.

Programi ka dimension kosmopolit dhe midion që t’i bashkojë qytetarët, pa dallim të cilës do përkatësi. Do ta ilustrojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe do t’i prezantojë karakteristikat nacionale dhe kapacitetet artistike të shtetit.

Festimi do të fillojë në orën 18 para Parlamentit, ku kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski do t’ia dorëzojë Deklaratën e pavarësisë së vitit 1991 Gardës së RM-së. Me defile soolemne nëpër portën “Maqedonia” dhe Urën e Gurit, Deklarata do të sillet në Muzeun e ri të luftës së Maqedonisë, ku do të futet në orën 19:30 nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Të parët në portën “Maqedonia” do të kalojnë njëmijë fëmijë, që do ta simbolizojë të ardhmen e shtetit.

Me oratorium teatror “Mosbindje” para muzeut do të ilustrohen skena nga e kaluara në interpretim të aktorëve nga të gjitha teatrot e Maqedonisë, ndërsa Armata me çitje të nderit do t’u shprehë respeekt të gjithë heronjve të vdekur. Afër përmendoreve në sheshin “Maqedonia” do të qëndrojnë aktorë në kostume adekuate nga periudha në të cilën kanë jetuar personalitetet historike (nga Justiniani i parë deri te Metodija Anonov Çento).

Në skenën 40-metërshe në shesh do të jetë kulminacioni i festimit – spektakli muzikor-skenik “Makedonium” në të cilin do të marrin pjesë mbi 300 artistë. pas fjalimit ë kryeministrit Nikolla gruevski, në shesh do të lëshohet shatërvani grandioz me përmenoren “Ushtari mbi kalë”. Do të interpretohet kënga solemne “Maqedonia” nga rreth 20 yje të estradës së bashku me Korin e OBM-së, Filarmoninë e Maqedonisë dhe “Tanec”, të cilët do të jenë në skenë. Festimi do të rrumbullakësohet me hepening të madh muzikor ku do të interpretojnë rreth 90 këngëtarë apo bende të muzikës argëtuese dhe popullore, që lanë gjurmë në historinë muzikore gjatë 20 viteve të fundit.

Ekipi kreativ kryesohet nga regjisori Dejan Projkovski, i cili në konferencë për shtyp theksoi se programi ka disa pjesë dhe është i konceptuar sipas mendimeve kosmopolite të Goce Dellçevit (Unë e kuptoj botën si fushë për garë kulturore ndërmjet popujve) dhe Koço Racinit (Nëse shtëpi nuk do të bëja, shtëpi e imja më është e tërë bota vëllazërore). Ideja kryesore ishte që të pasqyrohet potenciali muzikor i Maqedonisë. përgatitjet për festimin kanë përfunduar. Dje u mbajt edhe prova e përgjithshme për ç’arsye një pjesë e qendrës së Shkupit pasdite ishte e mbyllur disa orë për komunikacion.

Nga 83 komuna do të ketë transport mee autobusë deri në Shkup për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në solem,nitetitn qendror.

Festimi i 8 Shtatorit dp të fillojë me vendosjen e luleve në varret e kryeministrit të parë Nikolla Kljusev dhe të presidentit Boris Trajkovski në Alenë e kolosëve në Butel. Në kuadër të shënimit do të lëshohet aksi rrugor Kumanovë – Tabanoc. Në ASHAM do të promovoht edicioni “130 kapituj të letërsisë maqedonase”, përkthyer në gjuhën angleze. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski do të ektë takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për zbatimin e Referendumit në vitin 1991, me të cilin u shpall pavarësia e Republikës së Maqedonisë.

Dy dekada të shtetësisë shënohen edhe me ngjarje dhe aktivitete të tjera të cilat ddo të zgjasin deri në fund të muajit. Kuvendi sot do të mbajë mbledhje solemne, kryeministri Gruevski do të ketë takim me kryetarët e mëparshëm të Qeverisë së RM-së, ndërsa në Akadmeinë solmne në OBM sonte do të flasë presidenti Gjorge Ivanov. për ditëlindjen jubilare shteti fitoi aeroport modern, ndërsa kryeqyteti autobusë të rinj për transport publik.

Shaqiri injoron ceremoninë shtetërore

Lideri i BDK-së Hysni Shaqiri, megjithse i ftuar në cilësinë e ish nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nuk do të merr pjesë në këto manifestime.Si BDK vlerësojmë se pjesmarrja e liderit të BDK-së dhe përfaqësuesve tjerë të politikës shqiptare në Maqedoni, në manifestime të tilla, vetëm i jet krah politikës antishqiptare në vend, që u dëshmua në disa raste brenda këtyre 20 viteve.”Që të ketë kuptim festimi i përbashkët, pala maqedonase do të duhet të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.Mjafton të rikujtojmë vetëm hezitimin e trajtimit të barabartë të gjihës dhe flamurit shqiptarë, enciklopedinë antishqiptare, moszgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së e deri te ajo që është shum aktuale, mohimi i të drejtës për të mësuar në gjuhën amtare në disa shkolla të vendit dhe shum çështje tjera që besojmë se janël të njohur apër opinionin.Prandaj ne ftojmë edhe përfaqësuesiot e partive tjera shqiptare që pjesmarrjen e tyre në manifestime të tilla ta kushtëzojnë me ndërtimin e shtetit të përbashkët, ku shqiptarët dhe maqedonasit do të kishin status të barabart juridiko kushtetues.Deri atëher të paktën Lideri i BDK-së Hysni Shaqiri, do të bojkotoj manifestimet për përvjetoret e themelimit të shtetit maqedonas, ku shqiptarët trajtohen si pakicë”, thonë nga partia e Hysni Shaqirit.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka vlerësuar të mërkurën se nuk është kundër manifestimeve të datave të ndryshme që përkujtojnë evenimente shtetërore te rëndësishme si që është dita e 8 shtatorit, por, shtojnë në partinë e Thaçit, “janë kundër manifestimeve që simbolizojnë nënshtrim, diskriminim dhe margjinalizim të shqiptarëve në Maqedoni.
Shqiptarët janë të diskriminuar e të margjinalizuar në jetën politike (gjuha shqipe ende nuk është zyrtare, flamuri është 3 herë më i vogël se i maqedonasve edhe atë vetëm për përdorim lokal, shqiptarët janë të përjashtuar nga vendimmarrjet, të pa përfaqësuar drejtë nëpër institucione), në atë ekonomike (shqiptarët mbushin 50 për qind të buxhetit të shtetit a shfrytëzojnë deri në 2 për qind të atij buxheti), në gjyqësi, arsim, shëndetësi, kulturë (ku kohëve të fundit qeveria harxhon shuma marramendëse të parave për projekte monoetnike dhe monofetare që janë shumë tendencioze për shqiptarët siç është projekti Shkupi 2014), dhe në gjitha sferat tjera shqiptaret 20 vjet nga pavarësia ngelen te diskriminuar dhe të margjinalizuar… Andaj duke pasur parasysh këto, PDSH do të bojkotojë çdo manifestim për 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë”, ka thënë deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *