Home / Sport / Maqedonia kundër Rusisë me formacin 4-2-3-1!

Maqedonia kundër Rusisë me formacin 4-2-3-1!

Seleksionuesi i ri i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Xhon Toshak parapëlqen formacionin 4-2-3-1, të cilin do të tentojë ta aplikojë sot kundër Rusisë në Moskë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012.

Thuajse është e sigurtë se Maqedonia kundër Rusisë do të luajë me formacionin 4-2-3-1, që shumë pëlqehet nga seleksionuesi i ri Xhon Toshak. Maqedonia luan sot me Rusinë ndeshjen kualifikuese për evropianin e vitit 2012, i cili do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni. Maqedonia e cila dje arriti në Moskë, mbrëmë në stadiumin ‘Luzhniki’ e kishte stërvitjen e vetme, para ndeshjes së sotme. Futbollistët duhet të adaptohen me strategjinë e trajnerit të ri, i cili parapëlqen të luajë me katër futbollistë në mbrojtje, dy mesfushorë defanziv, tre futbollistë fantazistë në pjesën e sulmit dhe një sulmues klasik. Sulmuesi i vetëm para portës kundërshtare, sipas idesë së Toshak-ut, nuk është patjetër të jetë ndonjë futbollist korpulent, shtatlartë dhe dominues me fizikun e tij. Sipas seleksionuesit shumë më e rëndësishme është që qendërsulmuesi të jetë i shkathtë dhe të dijë të shfrytëzojë hapsirën mes dy mbrojtësve qëndror të kundërshtarit. Sipas vendosjes së këtillë të lojës, punës së seleksionuesit në disa séanca stërvitore dhe paraqitjeve të skuadrave paraprake të uellsianit, mund të parashihen 11-të futbollistët që do të fillojnë takimin. Kështu Bogatinov duket se ka përparësi para Paçovskit. Në mbrojtje i sigurtë është kapiteni i Majncit, Novevski, pozitën tjetër të mbrojtësit qëndror konkurojnë Shikov, Mojsov dhe Mitrevski. Në të majtë të mbrojtjes do jetë Popov, ndërsa në krahë të majtë pritet të debutojë Daniel Georgievski. Dy mesfushortë shkatërues të lojës kundërshtare pritet të jenë Demiri dhe Shumulikoski, ndërsa tre futbollistët kreativ do të udhëhiqen nga Pandev në qendër me Triçkovskin në të majtë dhe Agim Ibraimin në të djathtë. Sulmuesi i vetëm mund të jetë befasi, por duket se parapëlqehet Samir Fazli. Për këtë pozitë konkuron edhe Trajkovski. Sigurisht se në kombinim mbesin edhe Paçovski, Petrov, Muharem, Hasani dhe Ivanovski.
Si do që të jetë pritet që për formacionin të vendoset para ndeshjes dhe nuk përjashtohen ndryshime dhe befasi, por kryesore është që nga tabori i Maqedonisë vijnë tone optimiste dhe mbizotron atmosferë e mirë. Pa ngarkesë psiqike, pritet që Maqedonia të tregojë lojë të relaksuar dhe përmes një qasje të tillë të kërkojë befasinë. Këto eliminatore janë të humbura dhe seleksionuesi ri Xhon Toshak këto ndeshje do t’i shfrytëzojë për ndërtimin e një përfaqësueseje e cila do të kërkojë sukses në kualifikimet për botërorin e 2014. Ndeshja Rusi-Maqedoni zhvillohet sot në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë, me fillim në orën 18:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *