Home / Sport / Maqedonia pret fitore bindëse ndaj Andorës

Maqedonia pret fitore bindëse ndaj Andorës

‘Sa i përket sfidës me Andorën, mendojmë vetëm për fitore. E dijmë se bëhet fjalë për kombëtare me futbollistë amatorë, mirëpo nuk guxojmë t’i nënçmojmë në asnjë moment, pasi të gjithë e dijmë mirë përvojën që ka Maqedonia me këtë kombëtare nga e kaluara. Prandaj pres angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët, lojë serioze dhe normal fitore bindëse’, deklaroi mesfushori ofenziv i kombëtares së Maqedonisë, Ferhan Hasani. Ndeshja

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë, pas humbjes 1:0 të premten nga Rusia, menjëherë është kthyer në Maqedoni, ku përgatiten për sfidën e të martës me Andorën. Në një pjesë të parë shumë të mirë, kur në momente edhe dominuan, Maqedonia pranoi gol në minutën e 41 (Autor i golit Semshov), duke sjellë tjetër mossukses. Njëherit edhe seleksionuesi Xhon Toshak debutoi me disfatë në drejtimin e kombëtares së Maqedonisë. Ndeshja me Rusinë i takon të së kaluarës dhe tani e gjithë vëmendja është kthyer ka sfida e të martës me Androën. Të shtunën Maqedonia kishte një stërvitje relaksuese në fshatin Trubarevë të Shkupit, ku përveç trajningut, futbollistët u shoqëruan me tifozët. ‘Kjo është një risi e imja në kombëtare. Për të kthyer atmosferën në ekip, pas humbjes nga Rusia e pashë të arsyeshme që futbollistët të zhvillojnë një stërvitje të këtillë relaksuese. Përveç kësaj edhe tifozët kishin mundësi të shoqërohen me reprezentuesit, për të ndjerë prej afër famën dhe thjeshtësinë e tyre’, deklaroi Toshak, në lidhje me stërvitjen e të shtunës e cila u zhvillua në prani të rreth 1 000 shikuesve. Përfaqësueses së Maqedonisë i’u bashkuan Huseini, Grozdanovski dhe Llazarevski të cilët u lanë të lirë në sfidën me Rusinë, ndërsa i pakënaqur me këtë vendim nga kombëtarja është larguar Tasevski. Të dielën kombëtarja u stërvit në terenet e KF Rabotniçkit, ndërsa sot nga ora 10:00 ushtrojnë në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’. ‘Mendoj se kundër Andorës luajtëm mirë dhe realisht ndoshta nuk merituam të humbim. Unë jam i kënaqur që luaj në kontuinitet dhe edhe trajneri i ri më dha besimin e tij. Shpresoj të luaj edhe kundër Andorës dhe premtoj se do jap maksimumin për të binur seleksionuesin. Sa i përket sfidës me Andorën, mendojmë vetëm për fitore. E dijmë se bëhet fjalë për kombëtare me futbollistë amatorë, mirëpo nuk guxojmë t’i nënçmojmë në asnjë moment, pasi të gjithë e dijmë mirë përvojën që ka Maqedonia me këtë kombëtare nga e kaluara. Prandaj pres angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët, lojë serioze dhe normal fitore bindëse’, deklaroi mesfushori ofenziv i kombëtares së Maqedonisë, Ferhan Hasani. Ndeshja Maqedoni-Andorë zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *