Home / Lajme / Maqedoni / MASH fillon projekt për njohje të kualifikimeve profesionale të fituara në BE

MASH fillon projekt për njohje të kualifikimeve profesionale të fituara në BE

12 shtator-Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe ka vlerë 130.000 funta. Do të jetë ekip i caktuar në MASH dhe në institucionet e partnerëve të cilët në periudhën e ardhshme do të përgatisin terren për njohje dhe implementim të plotë në kualifikimet profesionale të dhëna nga BE-ja.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev dhe zëvendës-ambasadori i Britanisë së Madhe Xherard MekGurk nënshkruan memorandum për bashkëpunim për realizimin e projektit “Ndërtim i kapaciteteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për kualifikime profesionale”, të cilin do ta realizojë Agjencia britanike për njohje të kualifikimeve profesionale me partnerë nga Maqedonia.

Qëllimi është që të dakordohen standardet që do të mundësojnë njohje të kualifikimeve të personave që në BE fituan njohuri profesionale nga sfera e shkencave natyrore dhe teknike.

Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe ka vlerë 130.000 funta. Do të jetë ekip i caktuar në MASH dhe në institucionet e partnerëve të cilët në periudhën e ardhshme do të përgatisin terren për njohje dhe implementim të plotë në kualifikimet profesionale të dhëna nga BE-ja.

“Memorandumi për bashkëpunim midis Qeverisë britanike dhe MASH-it duhet të sigurojë një sistem të njohjes së automatizuar të kualifikimeve profesionale të fituara në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Është e nevojshme që të krijohet kornizë e cila do të sigurojë njohje të automatizuar të këtyre kualifikimeve të fituara në BE dhe anasjelltas, ata që janë fituar në Maqedoni të njihen në BE”, tha ministri Kralev pas nënshkrimit të Memorandumit.

Ai theksoi se ky projekt do ta hap rrugën për të ardhmshmin – për ndihmë parainkuadruese nga IPA-fondet e BE-së, i cili do të fillojë në vitin 2013, me të cilin, siç tha, do të formohen kapacitete afatgjata për ndjekje dhe njohje të vazhdueshme të kualifikimeve profesionale në Maqedoni.

Zëvendës-ambasadori britanik MekGurk theksoi se projekti do t’i mundësojë Maqedonisë që të ndërtojë kualifikime profesionale të cilat do të njihen në tregun e punës edhe jashtë nga kufijtë e saj.

“Shpresoj se përmes këtij projekti Maqedonia me sukses do ta bëjë këtë në kuadër të rregullativave të Bashkimit Evropian”, shtoi MekGurk

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *