Home / Lajme / Maqedoni / Mbi një milionë qytetarë të Maqedonisë e shfrytëzojnë internetin, ndërsa 878 mijë Fejsbukun

Mbi një milionë qytetarë të Maqedonisë e shfrytëzojnë internetin, ndërsa 878 mijë Fejsbukun

27 shtator-Nga vendet e rajonit, më shumë se qytetarët e Maqedonisl, internetin e shfrytëzojnë sllovenët (64,9%) dhe serbët (56,2%), ndërsa më pak qytetarët e Kroacisë (50,1%), Bullgarisë (47,9%), Greqisë (46,2%), Malit të Zi (45,9%), Shqipërisë (43,4%), BeH-së (31,2%) dhe Kosovës (20,7%).

Në Maqedoni internetin e shfrytëzojnë rreth 1.100.000 njerëz apo 51 për qind e popullatës, ndërsa 878.300 janë të kyçur në rrjetin social “Fejsbuk”, tregojnë të dhënat e ueb faqes së specializuar statistikore “Internet uorlld stat”.

Nga vendet e rajonit, më shumë se qytetarët e Maqedonisl, internetin e shfrytëzojnë sllovenët (64,9%) dhe serbët (56,2%), ndërsa më pak qytetarët e Kroacisë (50,1%), Bullgarisë (47,9%), Greqisë (46,2%), Malit të Zi (45,9%), Shqipërisë (43,4%), BeH-së (31,2%) dhe Kosovës (20,7%).

Në Evropë, internetin e shfrytëzojnë 476 milionë njerëz, ndërsa “Fejsbuk”-un 209 milionë. Rrjetin on-line global më së shumti e shfrytëzojnë banorët e Islandës, Monakos dhe Norvegjisë, rreth 97 për qind.

Sipas Internet uorlld stat, në botë ka 2,1 miliardë shfrytëzues të internetit apo 30,2 për qind nga e tërë popullata e botës

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *