Home / Lajme / Maqedoni / Mbikalimet e egra në Hekurudhë të rrezikshme

Mbikalimet e egra në Hekurudhë të rrezikshme

26 shtator-Sipas policisë së Tetovës, numri i aksidenteve të këtilla në 2009 ka qenë tre, një në afërsi të fshatit Poroj, një në kamjan dhe një afërsi të ish objektit të radio Tetovës, ku në aksidentin e tretë jetëne ka humbur një person

Viteve të fundit, dukshëm është ulur numri i aksidenteve që ndodhin në të ashtuquajturat mbikalime të egra në hekurudhën e cila kalon në Tetovë. Gjatë këtij viti, është rregjistruar vetëm një aksident i këtillë në afërsi të fshatit Poroj, e cila ka përfunduar me lëndime të rënda trupore.Gjatë vitit të kaluar janë evidentuar dy, një në afërsi të Neproshtenit ndërsa e dyta në afërsi të afabrikës Teteks. Të dy rastet kanë kaluar me dëme material, njoftoi Policia e Tetovës. Sipas policisë së Tetovës, numri i aksidenteve të këtilla në 2009 ka qenë tre, një në afërsi të fshatit Poroj, një në kamjan dhe një afërsi të ish objektit të radio Tetovës, ku në aksidentin e tretë jetëne ka humbur një person.Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, edhe këtë vitm disa herë ka apeluar përmes mediave lokale në rajon, ka apeluar që të mos shfrytëzohen mbikalimet e egra nëpër hekurudha në rajon, jo vetëm nga ana e traktoristëve dhe automjeteve tjera por edhe nga ana e këmbësorëve, ngase në të kaluarën në ato mbikalime kanë ndodhur aksidente të cilët në mënyrë të pakujdesshme kanë shfrytëzuar këto mbikalimet gjatë orëve të natës, me çka kanë rrezikuar jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.Poashtu SPB-ja e Tetovës, njofton se rënie shënojnë edhe rastet e vendosjes së gurrëve dhe pengesave tjera në hekurudhë. Këtë vit janë rregjistruar vetëm dy raste të këtilla ndërsa viteve të kaluara ka pasur nga 15 të këtilla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *